E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon ligji per te ardhurat rimbursohen faturat me TVSH

Për herë të parë në Shqipëri do të nisë një formë e re e deklarimit të të ardhurave dhe për personat që nuk janë të përfshirë në biznese. Për Alsat, drejtues të Ministrisë së Financave shpjegojnë ndryshimet ligjore, të cilat kanë si qëllim formalizimin e transaksioneve si dhe shmangien e pagesave të tepërta të taksave nga qytetarët.

"Pjesë e kësaj deklarate nuk janë ata individë të cilët realizojnë deri në 200 mijë lekë në vit, ose e ardhura e tyre është vetëm e ardhura nga paga. Në rast se një individ ka një nivel të caktuar të ardhurash, mbi 800 mijë lekë, të ardhurat vjetore, atëherë në këtë rast ai nuk përfiton nga shpenzimet e zbritshme", tha Ariana Dyrmishi, drejtore e Politikave fiskale, ministria e Financave.

Një risi që sjell ky ndryshim i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është aplikimi i një skeme për shpenzimet e zbritshme. "Në ligjin e ri që është futur janë njohur tre elemente të shpenzimeve të zbritshme, që do ti zbriten një individi ose kryefamiljari që është subjekt i plotësimit të kësaj deklarate. Këto shpenzime janë shpenzime për kontributet shoqërore dhe shëndetësore që bëjmë të gjithë, si dhe të gjithë ata individë që bëjnë një nivel të caktuar shpenzimesh vjetore për fondin e pensioneve në bazë të ligjit për sigurimin vullnetar. Niveli i dytë dhe kategoria e dytë shumë e rëndësishme e shpenzimeve të zbritshme, ka të bëjë me  kreditë për shkollim. Interesat e kësaj kredie që janë paguar gjatë këtij viti do të jenë subjekt i shpenzimeve të zbritshme. Elementi i tretë, shumë social ka të bëjë me njohjen si shpenzime të zbritshme, shpenzimet për mjekim", tha Dyrmishi.

Zyrtarët e Ministrisë së Financave shpejgojnë se këto ndryshime ligjore do të testohen për një periudhë tre vjeçare dhe më pas skem pritet të funksionojë normalisht. Për të përfituar nga shpenzimet e zbritshme duhet ruajtur çdo dokument që vërteton pagesat. Faturat bankare, ato të pagesave të ndryshme dhe të llojeve të tjera do të dorëzohen në organet tatimore.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›