E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Ngecje në integrimin e komuniteteve RAE

Nga Express më 09 maj 2011 në ora 19:44

Institucionet e Kosovës nuk po munden të krijojnë kushte të përshtatshme për komunitetin rom, ashkali e egjiptian, thuhet në raportin e OSBE’së të publikuar të hënën.

“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë mes grupeve në situatë më të pafavorshme në Kosovë. Duhet më shumë punë dhe përpjekje për të nxitur integrimin e tri komuniteteve në sistemet e arsimimit dhe punësimit, si dhe promovimit të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të tyre në jetën shoqërore dhe publike”, ka thënë ambasadori Verner Almhofer, shef i Misionit të OSBE’së në Kosovë.

Ky raport shqyrton aktivitetet e institucioneve qendrore dhe lokale për zbatimin e veprimeve të parapara në Planin e Veprimit për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjatë vitit 2009-2015. Këto tri komunitete, sipas raportit të OSBE’së, vazhdojnë të përballen me vështirësi në qasjen në dokumente për regjistrim civil, punësim dhe arsimim, si dhe pjesëmarrje në jetën publike.

Ky raport përmban një numër rekomandimesh për institucionet se si të adresojnë mangësitë e identifikuara, duke përfshirë shpërndarjen e resurseve adekuate, përmirësimin e komunikimit, dhe përqendrim më të fuqishëm në fushat problematike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›