E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet makina e grabistësve të Postës

Sipas burimeve policore makina e tipit Vloksvagen eshte gjetur e shkrumbuar në fshatin Tresh të Lezhës. Ne lidhje me grabitjen e djeshme te punonjesve te Postes, ne komisariatin e policise se ketij qyteti jane shoqeruar tre persona 

LEZHE-Policia e Lezhës ka mundur të gjejë makinën e grabitësve të punonjësve të filialit të Postës së Lezhës. Sipas burimeve policore makina e tipit Vloksvagen eshte gjetur e shkrumbuar në fshatin Tresh të Lezhës. Ne lidhje me kete ngjarje ne komisariatin e policise se ketij qyteti jane shoqeruar tre persona, por nuk behen te ditur emrat per shkaqe hetimi. Punonjësit e postes janë grabitur mëngjesin djeshem, pasi kanë dalë nga Banka Kombëtare Tregëtare, ku kanë tërhequr paratë për pagat e punonjësve. Sipas zëdhënëses së policisë së Lezhës, 3 punonjësit e filialit të postës, 2 prej të cilëve ishin punonjëse dhe i treti punonjës i policisë private të filialit, pasi kanë dalë nga banka, janë grabitur nga tre persona të cilët nuk janë identifikuar ende. Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe kanë sulmuar punonjësin duke i rrëmbyer shumën e parave që kishte me vete. Mësohet se grabitësit kanë shtënë në ajër në momentin kur kanë rrëmbyer shumen pre 5 milion lekesh.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›