Parlamenti Estonez ka Ratifikuar Protokollin e Shqiperisë me NATO-n.
Parlamenti Estonez ka Ratifikuar Protokollin e Shqipërisë me NATO-n me një votim në unanimitet të plotë.
Me këtë Ratifikim Estonia renditet vendi i katërmbëdhjetë që Ratifikon Protokollin e Shqipërisë në NATO.
Menjëherë pasi mori lajmin, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i dërgoi një letër mirënjohje dhe vlerësimi, homologes zonjës Ene Ergma, Kryetares së Parlamentit Estonez, ku e falënderon për mbështetjen që Parlamenti Estonez i dha me këtë votë, integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike.