E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar Ratifikon Protokollit e Shqipërisë me NATO-n.

  Ashtu siç u premtua gjatë vizitës së suksesshme të para disa ditëve të Kryetares së Kuvendit,Jozefina Topalli në Londër, Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mbylli sot në mesditë procesin e Ratifikimit të Protokollit të Shqipërisë me NATO-n.  
Pas kalimit në komisionet parlamentare, u  bë edhe depozitimi i instrumentit, sipas ligjeve në fuqi.  Mbretëria e Bashkuar është kështu vendi i pesëmbëdhjetë që ratifikon këtë proces, ritmet e së cilit tregojnë për mbështejtjen që ndërkombëtarët po i japin reformave në Shqipëri.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli falenderoi në emër të saj dhe të Kuvendit të Shqipërisë, homologun e saj, zotin Majkëll Martin për mbështetjen që i dha nxitjes së këtij procesi.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›