Parlamenti Europian: Serbët të marrin pjesë në zgjedhje
Raportuesja e posaçme për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, i tha BBC-së se zgjedhjet lokale në Kosovë, përfshi mënyrën e organizimit të tyre dhe shkallën e pjesëmarrjes së qytetarëve, do të jenë një dëshmi për BE-në se cilat janë arritjet në vend. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës, e në veçanti serbëve lokalë, të marrin pjesë në zgjedhje. Zonja Lunacek tha se, përveç misionit të Komisionit Europian edhe Parlamenti i Europës do të dërgojë një grup prej afro shtatë deputetësh për të përcjellë zgjedhjet, megjithëse nënvizoi se organizmat europianë, për shkak të pamundësisë ligjore, nuk i vëzhgojnë zgjedhjet lokale në asnjë vend. Ajo e cilësoi si një lloj kompromisi të BE-së dërgimin e misioneve për zgjedhjet që, sipas saj, nuk do të jenë misione vëzhgimi, por delegacione bashkëpunimi me autoritetet vendore. KE-ja ka vendosur të dërgojë një mision prej tre ekspertësh për të vëzhguar zgjedhjet lokale në Kosovë, i cili u cilësua si mision analitik dhe raportues.
Prania e misioneve të vogla në zgjedhjet lokale të Kosovës, mos po konsiderohet më shumë si simbolike?
Komisioni po e dërgon praninë e tij, por me shumë gjasë javën e ardhshme do të vendoset nga presidenca e grupit në Parlamentin Europian për të dërguar 5 deri në 7 deputetë, gjithashtu. Realisht, ky nuk është një mision i vërtetë vëzhguesish. Problemi është se në të gjitha nivelet, qoftë në OSBE ose në BE, standardi ose kriteri për dërgimin e misioneve të vëzhgimit është se duhet të ketë zgjedhje kombëtare. Në këtë rrafsh ishte një lloj kompromisi për të thënë se nuk do të jetë një mision i vërtetë vëzhgimi, por vetëm një delegacion, i cili do të bashkëpunojë me misionet e vëzhgimit që gjenden atje, me grupet joqeveritare, me autoritetet vendore, me qëllim që të shihet se çfarë mund të bëhet në një kohë të shkurtër. Kjo është gjendja aktuale. Mendoj se është mirë të tregohet se BE-ja është e interesuar, por njëri nga problemet ishte procesi i zgjedhjeve europiane, procedimet e komisionit dhe kjo e parandaloi marrjen e vendimit më herët. Mendoj se çështja kryesore ishte se një mision i vërtetë i vëzhgimit nuk mund të dërgohet për shkak të kritereve ekzistuese, sepse këto nuk janë zgjedhje kombëtare, por lokale dhe ky ishte kompromisi që u gjet.
Por, edhe Parlamenti Europian po e dërgon një mision të vogël, megjithëse ai e ka pranuar përgjithësisht pavarësinë e Kosovës?
Vendimi, megjithatë, ende nuk është marrë dhe ai pritet të merret nga presidenca e grupit javën e ardhshme. Por çështja është se Parlamenti i ri është krijuar në korrik, kurse arsyeja kryesore është se në mënyrë ligjore nuk është e mundshme që të dërgohet një mision vëzhguesish për zgjedhjet lokale. Është një përjashtim se BE-ja, komisioni dhe Parlamenti thonë se do të dërgojnë një delegacion që nuk do të jetë një mision i vërtetë vëzhgimi, për shkaqe ligjore. Nuk është e mundshme që të bëhet për zgjedhjet lokale, për shkak të kritereve të vendosura gjatë viteve. Sidoqoftë, do të dërgohet një delegacion që do të bashkëpunojë me vëzhguesit, të cilët janë atje me qëllim që të dëshmojë se këto zgjedhje lokale janë të rëndësishme për Kosovën dhe BE-ja i sheh ato si të rëndësishme.
Ka një frikë posaçërisht në mesin e shoqërisë civile se, nëse këto zgjedhje nuk do të kenë një mbikëqyrje të drejtë dhe të paanshme do të mund të kenë probleme...
Po, por unë u mundova të sqaroj se e kemi këtë situatë. Dhe na duhet t‘u përmbahemi kushteve ligjore që ne kemi. Por më duhet t‘ju them se unë jam raportuese e re për Kosovën në Parlamentin Europian dhe kur kam qenë në Prishtinë dy javë më parë, kam provuar që të diskutoj me autoritete të ndryshme, por edhe kam provuar ta inkurajoj komunitetin serb që të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo është ajo që BE-ja po provon të bëjë, kjo është ajo që ne si parlamentarë dhe unë si raportuese po provojmë të mbështesim. Thjesht në mënyrë tjetër nuk ka qenë e mundur të bëhet. Mendoj se Parlamenti Europian, si një prej institucioneve të para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe unë dhe gjithashtu edhe ish-raportuesi për Kosovën, kemi një pikëpamje që gjërat të ecin përpara, duke mbështetur shoqërinë civile dhe autoritetet në Kosovë. Ne po provojmë që ta tregojmë këtë dhe unë e kam dëshmuar me vizitën time që në javën time të parë të emërimit si raportuese, se ka një interesim të fuqishëm për proceset që po zhvillohen aktualisht në Kosovë.
A mund të thuhet se zgjedhjet lokale të 15 nëntorit janë një lloj standardi që do të vlerësohet në rrugën e Kosovës drejt integrimeve europiane?
Natyrisht se po. Mënyra se si do të zhvillohen këto zgjedhje, si dhe çështja e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës, që përfshin edhe serbët lokalë, do të shihet nga shumë se sa është arritur deri tani. Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që autoritetet e Kosovës janë përgjegjëse për këto zgjedhje. Por EULEX-i dhe organizmat e tjerë të BE-së po bëjnë gjithashtu atë që është e mundur për të vëzhguar dhe për të mbështetur përgatitjet për këto zgjedhje. Prandaj, këto zgjedhje do t‘i dëshmojnë BE-së se cilat janë arritjet e autoriteteve të Kosovës dhe unë shpresoj se do të ketë një pjesëmarrje të madhe në zgjedhje e posaçërisht të serbëve të Kosovës. Kjo, për faktin se me fillimin e procesit të decentralizimit, është me rëndësi që ata të marrin pjesë në zgjedhje dhe të marrin gjërat në duart e tyre. Kjo është vlera e zgjedhjeve lokale, ku qytetarët kanë fjalën e tyre të vërtetë për të ndryshuar jetën e përditshme. Prandaj, unë shpresoj se qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia kombëtare, do të marrin pjesë në këto zgjedhje, sepse kjo është mënyra se si ata e marrin në duart e tyre jetën politike.
Dhe kjo është porosia që i keni dhënë edhe Beogradit, për të lejuar pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhje?
Unë do ta bëj këtë. Ne do të kemi vizitat e ministrave serbë në Parlamentin Europian, por gjithashtu unë do të provoj që të mbështes organizatat joqeveritare në Beograd, që duan të motivojnë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Më lejoni që të shkëputemi pak nga zgjedhjet, çfarë është bërë me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës?
Kishim një pikëpamje të fuqishme në Parlamentin Europian, nga pothuajse të gjitha grupet politike, se në paketën e liberalizimit të vizave që e ka përgatitur Komisioni Europian, duhet të ketë një porosi për Kosovën, se dialogu për liberalizim të vizave duhet të fillojë dhe pastaj një udhërrëfyes do të përgatitet. Kjo, sepse shumë nga ne jemi të bindur se nuk ka mundësi që qytetarët e Kosovës të lihen jashtë kësaj pakete. Ajo që është arritur në Komitetin për Politikë të Jashtme është që të kemi një opinion në raportin, i cili është përgatitur në Komitetin për Liritë dhe do të paraqitet javën e ardhshme, për të pasur një deklaratë të qartë për rregulloren, sepse duhet të ketë një fillim të dialogut për liberalizim të vizave me Kosovën dhe pastaj udhërrëfyesit të përgatiten. Kjo është pranuar nga shumica në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe unë jam e kënaqur me këtë. Kjo u arrit me pajtimin e pothuajse të gjitha grupeve. Tani po punojmë për këtë dhe duhet të kalojë edhe në komitetet e tjera e më pas të lobizojmë te të gjitha qeveritë e vendeve anëtare që ta marrin parasysh në rregullore në muajin dhjetor. E konsideroj një rast të mirë që kjo mund të ndodhë dhe unë e shumë kolegë të tjerë parlamentarë po punojmë shumë për këtë.