Shtohet popullsia myslimane në botë Tani 1 në 4 banorë e praktikojnë këtë fe
Britania e Madhe ka 1.647.000 myslimanë, që përbëjnë edhe 2.7% të popullsisë së saj, krahasuar me 2.45% të popullsisë myslimane të Europës. Këto janë vetëm disa nga shifrat e një raporti të fundit të një institucioni sondazhesh shumë të famshëm amerikan, PEË, i cili jep një numër shumë të saktë të popullsisë myslimane të botës. Sipas sondazhit bëhet fjalë për 1.8 miliardë myslimanë në të gjithë botën. Projekti i këtij përcaktimi, që ka zgjatur thuajse tre vjet me radhë paraqet, gjithashtu, edhe një portret të botës myslimane që mund të befasojë disa njerëz. Për shembull Gjermania ka më shumë myslimanë se vetë Libani, Kina ka më shumë myslimanë se Siria, Rusia ka më shumë myslimanë se Jordania dhe Libia të bëra së bashku dhe Etiopia ka thuajse të njëjtin numër myslimanësh me Afganistanin. "Ideja se myslimanët janë arabë dhe anasjelltas, thuajse është zhdukur nga ky raport", ka deklaruar Amaney Jamal, një asistentprofesor i Princeton. Zyrtarët që janë marrë me këtë sondazh, bënë të ditur se raporti është më i ploti deri më tani për sa i përket gjetjes së numrit dhe shpërndarjes së ndjekësve të besimit fetar më të madh në botë, pas krishterimit.
Kërkuesit dhe specialistët që u morën me këtë sondazh kanë përdorur raporte të censuseve të vendeve të ndryshme të botës, studime demografike dhe sondazhe të përgjithshme në lidhje me tendenca të ndryshme të popullsisë po në vende të ndryshme të globit. Kështu ata kanë përcaktuar se popullsia myslimane shtrihet në 232 vende dhe territore. Raporti jep akte të mëtejshme në lidhje me atë që nëse deri më tani mendohet me të drejtë se zemra e islamit mund të "rrahë" në Lindjen e Mesme, numri më i madh i ndjekësve të kësaj feje ndodhet në kontinentin e Azisë, ku jetojnë edhe 60% e myslimanëve të botës. Rreth 20% jetojnë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, 15% në Afrikën subsahariane, 2.4% në Europë dhe 0.3% në të dyja Amerikat, pra në atë të Veriut dhe në Amerikën Latine. Ndërsa Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë më pak myslimanë se Azia. Një studim i tillë i detajuar mbi numrin dhe shpërndarjen e të krishterëve në planetin tonë është parashikuar që të kryhet nga i njëjti institut sondazhi shumë shpejt.