E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Europian paralajmeron Hungarine

Kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schulz, lëshoi një paralajmërim të ri ndaj kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, të cilit i tha se nuk duhet të mendojë që liderat e BE-së janë “budallenj”.
Orban ndodhej në Bruksel, në një takim me zyrtarët kryesorë të Bashkimit Europian, në përpjekje për të gjetur një marrëveshje dhe për të zgjidhur konfliktin që ka lindur me BE-në pas miratimit të një kushtetute të re konfliktuale.
Ndërkaq, Komisioni Europian ka nisur veprimet ligjore, duke thënë se në ligjin themelor cënohet Banka Qendrore dhe pavarësia e gjyqësorit.
"Orban të mos thotë tjetër gjë në Budapest dhe tjetër gjë në Bruksel. Europianët duhet të marrin parasysh që ai është një burrë i zgjuar si kryetar partie, por edhe ai duhet të marrë parasysh që liderët e BE-së nuk janë budallenj’- u shpreh Schulz.
Aktualisht, Hungaria përballet me një inflacion dhe rënie ekonomike, që kanë rritur në 9 përqind vlerën e huamarrjes për vendin e Europës Qëndore. Gjithashtu, , Budapesti është kërcënuar me sanksione të ashpra ekonomike, nëse vazhdon të dështojë në tentativat e tij për të mbajtur defiçitin vjetor nën 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Borxhi i përgjithshëm i Hungarisë është rritur në 82% të prodhimit të saj, ndërkohë që monedha e vendit ka regjistraur renie te thelle kundrejt euros.
Qeveria e Orban dëshiron të arrijë një marrëveshje me BE-në dhe të Fondin Monetar Ndërkombëtar për një hua me vlerë deri në 20 miliard euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›