E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje vit nga ngjarjet e 21 janarit Imami Prokuroria e njeanshme

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami bëri një analizë të hetimeve të deritanishme mbi ngjarjet e 21 janarit të vitit që shkoi. Kështu, gjatë një bisedë telefonike për “ABC News”, ministri Imami u ndal pikërisht në kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila gjatë ditës së djeshme i kërkoi Kuvendit që të heqë imunitetin për deputetët e Partisë Socialist, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare. Të cilësuar si organizatorë të protestës së 21 janarit, Prokuroria do të ndërmarrë ndaj këtyre personave një proces hetimi. Por, referuar qëndrimit të këtij institucioni, ministri Imami vlerësoi se “organizatorët e tubimit u thirrën për hetim pas një viti. Ndërkohë që Prokuroria duhet të kishte vepruar më parë”. Në vlerësimin e Imamit, ngjarjet e 21 janarit vijojnë që të ngadalësojnë zhvillimin e vendit.
Gjithashtu, duke argumentuar veprimet e ndërmarra nga ana e uniformave blu, Ministri i Mbrojtjes theksoi faktin se forcat policore mbrojtjen institucionet.
“Policia e shtetit ka shtënë në ajër më 21 janar. Për verprimet do përgjigjen ata që i kanë bërë. Ai tubim ishte njuë përpjekje për të rrëzuar pushtetin me dhunë. Policia nga ana e saj ka detyrë të mbrojë institucionin”, vuri në dukje Imami.
Pon kështu, ministri Imami shprehu qëndrimin e mazhorancës qeverisëse se “Prokuroria ka mbështetje për hetim të paanshëm. Do t'i shkojmë kësaj rruge deri në fund dhe do të respektojnë vendimet e drejtësisë”. Por nga ana tjetër, Imami veçoi faktin se gjatë një viti Prokuroria është shfaqur e njëanshme në procesin hetimor për 21 janarin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›