Një televizion boshnjak transmeton video të Mlladiçit
Një stacion televiziv boshnjak
ka transmetuar pamje filmike
të cilat pretendojnë se shfaqin
kriminelin e luftës në kërkim, Radko
Mlladiç, që jeton i lirë në Serbi. Videoja,
me një kohëzgjatje prej një ore, tregon
Mlladiçin teksa kënaqet duke luajtur
me borë në një resort skish, së bashku
me familjen dhe kjo pavarësisht se
është një nga njerëzit më të kërkuar
në planet në lidhje me krimet që ka
kryer në luftën e Bosnjës. Pamjet
filmike të papara më parë, disa prej
tyre të filmuara vetëm disa muaj më
herët, gjithmonë sipas pretendimit të
stacionit televiziv, duket se bien ndesh
me këmbënguljen e Serbisë se ajo po
bën gjithë sa ka mundësi që të verë në
pranga të shumëkërkuarin Mlladiç.
Rrjeti televiziv i Sarajevës e shfaq
Mlladiçin në një lagje të Beogradit dhe
nën shoqërinë e disa oficerëve të lartë
të ushtrisë serbe. Sipas stacionit, pamjet
filmike që kanë një gjatësi prej rreth një
ore, janë filmuar gjatë dimrit të kaluar
në vende të ndryshme. Në disa prej
tyre, Mlladiç është edhe me pjesëtarët
e familjes. 67-vjeçari i shumëkërkuar
ndodhet në arrati që nga viti 1995, kur
Gjykata e Hagës nxori një fletë-arresti
me akuzat për krime kundër njerëzimit
gjatë luftës së Bosnjës. Ai akuzohet edhe
për masakrën e Srebrenicës. Ka pasur
gjithmonë shumë dyshime për të dhe
mundësinë e pranisë së tij në Serbi,
ku ai konsiderohet ende nga shumë
njerëz si hero. Nga pamjet, Mlladiç
duket që ka rënë ndjeshëm në peshë,
por jo në fytyrë. Serbët janë përgjigjur
menjëherë, duke vënë në dyshim
faktin se bëhet fjalë për një video të
vitit 2008. Bashkimi Europian e ka bërë
kapjen e Mlladiçit si një parakusht për
anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin
Europian.
ka transmetuar pamje filmike
të cilat pretendojnë se shfaqin
kriminelin e luftës në kërkim, Radko
Mlladiç, që jeton i lirë në Serbi. Videoja,
me një kohëzgjatje prej një ore, tregon
Mlladiçin teksa kënaqet duke luajtur
me borë në një resort skish, së bashku
me familjen dhe kjo pavarësisht se
është një nga njerëzit më të kërkuar
në planet në lidhje me krimet që ka
kryer në luftën e Bosnjës. Pamjet
filmike të papara më parë, disa prej
tyre të filmuara vetëm disa muaj më
herët, gjithmonë sipas pretendimit të
stacionit televiziv, duket se bien ndesh
me këmbënguljen e Serbisë se ajo po
bën gjithë sa ka mundësi që të verë në
pranga të shumëkërkuarin Mlladiç.
Rrjeti televiziv i Sarajevës e shfaq
Mlladiçin në një lagje të Beogradit dhe
nën shoqërinë e disa oficerëve të lartë
të ushtrisë serbe. Sipas stacionit, pamjet
filmike që kanë një gjatësi prej rreth një
ore, janë filmuar gjatë dimrit të kaluar
në vende të ndryshme. Në disa prej
tyre, Mlladiç është edhe me pjesëtarët
e familjes. 67-vjeçari i shumëkërkuar
ndodhet në arrati që nga viti 1995, kur
Gjykata e Hagës nxori një fletë-arresti
me akuzat për krime kundër njerëzimit
gjatë luftës së Bosnjës. Ai akuzohet edhe
për masakrën e Srebrenicës. Ka pasur
gjithmonë shumë dyshime për të dhe
mundësinë e pranisë së tij në Serbi,
ku ai konsiderohet ende nga shumë
njerëz si hero. Nga pamjet, Mlladiç
duket që ka rënë ndjeshëm në peshë,
por jo në fytyrë. Serbët janë përgjigjur
menjëherë, duke vënë në dyshim
faktin se bëhet fjalë për një video të
vitit 2008. Bashkimi Europian e ka bërë
kapjen e Mlladiçit si një parakusht për
anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin
Europian.