Parlamenti Evropian “OK” për heqjen e vizave me 19 dhjetor
BRUKSEL- Parlamenti Evropian i ka dhënë mbështetje raportit për liberalizim të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Vizat shengen për tre vendet do të hiqen më 19 dhjetor të këtij viti në vend të 1 janarit të vitit 2010, siç propozoi Komisioni Evropian.Ky raport i hartuar nga eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon për heqjen e regjimit të vizave për shtetet nga Ballkani Perëndimor, muajin e kaluar ishte miratuar nga Komiteti për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme, ndërsa paraprakisht edhe nga Komiteti për politikë të jashtme.
Vendimin përfundimtar për heqjen e barierës së vizave shengen për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi duhet ta sjellë Këshilli i ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së më 30 nëntor apo më 1 dhjetor. Vendimi nuk sillet me konsensus por me shumicë kualifikuese, përkatësisht duhet ta mbështesin dy të tretat e vendeve të anëtareve të Unionit. Nëse miratohet, vendimi duhet të shpallet në gazetën zyrtare të BE-së, ndërsa zakonisht, në pajtim me procedurën juridike, hyn në fuqi në ditën e 20-të pas shpalljes. Pas liberalizimit të pritur të vizave, qytetarëve të Maqedonisë u lihet hapësirë për udhëtim në 25 vende evropiane me 500 milionë banorë dhe territor prej 4,3 milionë kilometra katrorë. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë mundësi për qëndrim të pakufizuar apo punë në vendet e BE-së.
Shtetasit e Maqedonisë do të jenë të liruar nga viza e tipit "C", e cila ka të bëjë me qëndrim të shkurtë, kryesisht vizitë të miqve, familjarëve apo për udhëtime turistike në shtetet e përfshira në sistemin shengen, më së shumti deri 90 ditë në afat prej gjashtë muajve, përkatësisht 180 ditë në afat prej një viti. Në praktikë, kjo do të thotë se do të mund të qëndrohet më së shumti 90 ditë, pas çka do të duhet të braktiset hapësira e shengenit. Më pas gjatë tre muajve të ardhshëm nuk mund të udhëtohet në BE, deri në skadimin e gjashtë muajve prej momentit të hyrjes së parë në zonën e shengenit.
Me rekomandimin e Komisionit Evropian, me të cilin Maqedonia zhvendoset në të ashtuquajturën listë "të bardhë" të shengenit, gjatë qëndrimit nuk është e lejuar mundësia për punësim, ndërsa ata të cilët do të kapen se punojnë "në të zezë" do t'i nënshtrohen riatdhesimit dhe sanksioneve të cilat vlejnë në vendin në të cilin personi do ta bëjë kundërvajtjen. Ajo më shpesh është dëbim nga shteti dhe ndalesë e përkohshme apo e përhershme për hyrje. Për qëndrim më të gjatë në BE do të nevojitet viza e llojit "D", e cila ka të bëjë edhe për qëndrim studimor apo pune në Union. Nga 27 vendet anëtare të BE-së, 25 do të kenë qasje pa viza, përfshirë edhe Greqinë, e cila është e obliguar për atë si anëtare e zonës së shengenit. Pa viza do të mund të shkohet edhe në Zvicër, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji, të cilat nuk janë anëtare të BE-së, por janë pjesë e hapësirës shengen.
(m.a/ina/BalkanWeb)