Tiranë, arrestohet trafikanti i drogës, kërkohej nga FBI
TIRANE- Është arrestuar në Tiranë një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga FBI-ja amerikane. Policia konfirmon se ndaj të arrestuarit Gazmir Gjoka kishte një urdhër arrest ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike.
Gjykata e New Jersit në SHBA kishte dhënë masën e arrestit burg në mungesë ndaj 56 vjecarit.
Gazmir Gjoka kishet arritur ti shpëtonte një operacioni të policisë në Shetet e Bashkuara të Amerikës ndaj një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike i cili u zhvillua në SHBA në mars të këtij viti. Organizata akuzohej dhe për trafik armësh , cigaresh dhe kontrabandë, pastrim parash dhe vrasje.
Gazmir Gjoka- shkruan një media amerikane- kishte arritur ti shpëtonte nga kthetrat e agjentëve të FBI-së, duke u larguar nga SHBA-ja.
Operacioni u cilësua si një sukses falë bashkëpunimit mes agjentëve federalë dhe Shqipërisë , Maqedonisë, Serbisë, Kanadasë, Holandës, dhe SHBA.
Agjentët që prej 2003 po hetonin mbi veprimtarinë e kësaj organizate e cila kishte bazat e saj në New Jersey, New York, Filadelfia, Cikago, Kanada dhe Holandë.
Mbi 17 persona, nga 26 të pandehur u arrestuan gjatë operacionit të marsit, i cili zgjati 5 ditë në shtetin e Neë Jersit. Opereacioni u kodua”Shqiponja e Zezë” për shkak të numrit të madh të shqiptarëve në këtë rrjet trafikimi. Arrestimet u kryen dhe në Bruklin, State Island dhe Nju Jork.
Arrestimi u shoqërua dhe me sekuestrimin e sasisë më të madhe të ekstazisë, heroinës dhe metamfetaminës kristal dhe 500 mijë dollarë kesh si dhe dy aeroplanë që besohet se ishin përdorur për transportimin e drogës dhe mallrave të tjerë të paligjshëm. Njëri nga avionët u kap në "Lincoln Park Airport" në Neë Jersey ndërsa tjetri në "Hartford-Brainard Airport" në Connecticut.
Agjentët e FBI-së të maskuar si keqbërës kishin arritur të binin në kontakt me rrjetin për të blerë prej tyre 30,000 pilula të drogës “Ecstasy”, 2.5 kile heroinë, një revolver 9mm pushkë automatike dhe argjendari të vjedhura. Madje negociatat ishin bërë edhe për pastrim parash, marrëveshje për importimin e sasive të mëdha droge përfshi edhe kokainë, marihuanë, steroide anabolikë dhe rreth një milion pilula "Ecstasy" nga vende si Kanada, Greqi, Maqedoni, Shqiperi, Turqia e Serbi.
Negociatat ishin zhvilluar në disa zona të të New Jersey-t si edhe në New York, Chicago, Toronto, Miami dhe Hartford, Connecticut.
(s.g/balkanWeb)