E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja Shqiperi-Bosnje jo vetem futboll

08-10-2010 / Nga Lavdrim Lita

Stadiumi kombetar Qemal Stafa pret sonte ndeshjen e rendesishme Shqiperi-Bosnje per eliminatoret e kampionati Europian qe me 2012 do te mbahet ne Poloni ndash Ukraine.. Dritat mbi fushen e blerte do te ndricojne ne oren 20.30 fanellat kuqezi dhe ato te bardha Boshnjake. Kombetarja shqiptare si kurre me pare eshte e motivuar per fitore ndaj boshnjakeve. Skuadra jone si asnjehere me pare gjendet ne krye te klasifikimit ne grup. Bosnja me nje skuader teper sulmuese provon te beje nje ndeshje pozitive pas ndeshjes se fundit negative kundra Frances. Euforia eshte gjithmone shkaterruese per ekipe te reja me te pritshme brilante.
Kombetarja jone pa trajnerin Josip Kuzhe i cili mungon per arsye shendetesore do te provoje te munde Bosnjen per ironi te fatit me nje boshnjak Xhemal Mustedanagic ndihmes trajneri i skuadres shqiptare. Pavaresisht nga vleresimi real dhe statusi i dy skuadrave kombetare ne Shqiperi presin tri piket kunder Bosnje-Hercegovines. Megjithate kush kupton nga futbolli e di se Bosnja eshte e favorizuar ne kete ndeshje. Me lojtare me cilesore dhe nje ambicie te madhe eshte e logjikshme avantazhi kur merr parasysh ate potencial qe ka Bosnja. Se bashku me Francen dhe Rumanine Bosnja eshte kandidate per nje nga dy vendet e para ne grup. Mirepo metafora me interesante ne futboll eshte se topi eshte i rrumbullaket qe do te thote kush guxon me shume kush luan me shume fiton.
Nga ana jone perpara kesaj ndeshje delikate eshte bere nje perzgjedhje e mire e lojtareve nga ana e trajnerit Kuzhe. Ai ka afruar lojtare te rinj qe ka vendosur ti nderthure me lojtaret me eksperience pasi rinovimi i skuadres eshte nje nga objektivat tane. Gjithsesi mbeten te ashtuquajtur legjionare lojtare qe luajne ne kampionate europiane qe perbejne forcen reale e kombetares kuq e zi. Ndeshja e sotme me Bosnjen mendohet nga specialistet e futbollit se eshte vendimtare. Nga rezultati i kesaj ndeshjeje me shume gjasa do te varet edhe e ardhmja e Shqiperise ne keto eliminatore. Nese kombetarja kuq e zi merr tri pike kunder Bosnjes gjasat jane se mund te zhvillojme nje edicion te mire dhe pse jo te arrijme objektivin se paku minimal qe eshte vendi i katert kurse maksimal kualifikimi.

Shqiperia dhe Bosnja nuk ndeshen vetem ne fushen e blerte te stadiumit Q. Stafa. Te dyja keto kombetare do te zhvillojne se afermi nje tjeter perballje. Kesaj radhe eshte ndeshja e fundit per kupen Liberalizmin e Vizave e sponsorizuar nga Brukseli zyrtar. Ashtu sic jemi njoftuar nga UE-ja arbitra e fundit te ketij procesi do te jene Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian.
Sido qe te shkoje ndeshja finale te dyja kombetare jane stervitur shume mire dhe ne menyre te rregullt kane leshuar djerse per plotesuar standardet e nje lojtari normal. Te pakten me aq sa dime per lojtaret shqiptare ata jane ne forme optimale psiko-fike jane te pa dopuar nga ndonje substance e ndaluar. Kurse per lojtaret e Bosnjes nuk vendos doren ne zjarr.
Ekzaminimi dhe testimet e ndryshme u bene ne kliniken e Strasburgut ku specialistet politiko-ligjore te Parlamentit Europian dhane certifikaten e plotesimin e kushteve teknike. Komisioni i Disiplines Europiane e perfaqesuar ne media nga zonja Cecilia Malmstrom duke pergezuar grupin qe ka hartuar raportin per heqjen e vizave me dy vendet e mbetura te Ballkanit mes tyre Shqiperia tha se ne fushat e sigurise dhe drejtesise si Bosnje-Hercegovina ashte edhe vendi yne kane bere pune bindese per forcimin e saj. Vetiu pastaj Komisioni i Disiplines Europiane ndezi dritat jeshile per perballjen e te dyjave kombetareve ballkanase ne stadiumin e Parlamentit Europian. 538 eurodeputete arbitra me kombesi perfaqesimi europiane votuan pro zhvillimit te ndeshjes finale me Ministrat e Brendshem. Aty merret vendimin perfundimtar. Ndersa presim fishkellimen e fundit te kupes se vizave vezhguesit kane dhene perhere mesazhe pozitive te qarta per vullnetin politik per integrimin e kombetareve te popujve te Ballkanit Perendimor ne Champions League e demokracise dhe te lirise. Ata te BE-se tashme kane kuptuar se po tu krijosh mundesi njerezve qe te udhetojne dhe te shohin sesi funksionojne stadiumet politike oratorike filozofike dhe cka eshte me e rendesishme sot futbollistike ne vende te ndryshme te Europes kjo do te forcoje ndjenjen e te qenit Europian dhe deshiron per tu anetaresuar nje dite ne kampionatit me te madh te demokracise dhe te lirise ne Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›