“Parlamenti do të konsolidojë partnershipin me biznesin”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli
“Në dy vitet e ardhshme parlamenti do të avancojë më shumë në konsolidimin e partnershipit me biznesin”. Kështu u shpreh dje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ftuar në një mëngjes pune me krerë të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe përfaqësues të biznesit shqiptar. Në bisedën me ta, kryetarja e Kuvendit theksoi se partneriteti mes institucioneve publike dhe sektorit privat çon në avancimin e mëtejshëm të biznesit, të ekonomisë, të inovacionit, në të mirë të qytetarëve.
Duke vlerësuar maksimalisht bisedën me kryetaren Jozefina Topalli, krerët e Dhomës Amerikane dhe përfaqësuesit e biznesit theksuan rëndësinë që ka mbështetja e parlamentit dhe partnershipi me institucionet shtetërore, veçanërisht me legjislativin. Biseda miqësore dhe e hapur vijoi me diskutime mbi ide e projekte konkrete bashkëpunimi për vijimin e dialogut për nxitjen dhe konsolidimin e partneritetit parlament-biznes.