Hungari Autoritetet nuk gjejne carje te reja ne depoziten e lendeve toksike

Autoritetet ne rajonin perendimor te Hungarise thane se nuk ka plasaritje te tjera ne murin e rezervuarit ku ndodhen mbetjet toksike qe te shtunen mendohej se mund te shembej. Nje zedhenes i qeverise tha se po punohet per riparimin e plasaritjeve dhe se po ndertohen mure te reja rreth zones se demtuar per shmangien e rrjedhjeve te tjera. Zyrtaret thane dje se do te derdhet rreth 500 mije metra kub material gerryes ne rast se muri do te shembej.
Autoritetet evakuan rreth 800 vete nga fshati Kolontar qe ndodhet prane rezervuarit te demtuar.
Te henen nga nje carje e murit te nje uzine metalesh u derdhen 700 mije metra kub mbetje kaustike qe permbyten tre fshatra ne perendim te Budapestit. Shtate vete humben jeten dhe me shume se 120 te tjere u plagosen.
Fondi Boteror i Flores dhe Faunes ka thene se muri i rezervuarit te mbetjeve toksike ka patur rrjedhje prej disa muajsh.