Derdhjet toksike te Hungarise mberrijne ne Danub

Derdhjet toksike qe shperthyen nga nje depozite ne Hungarine perendimore kane mberritur ne Danub dhe ekspertet thone se ne lumin e dyte me te madh te Evropes po shfaqen peshq te ngordhur.
Zyrtari hungarez qe merret me manaxhimin e katastrofave Tibor Dobson tha sot se ka patur njoftime per peshq te ngordhur ne piken e takimit te Danubit me lumin Raba. Ai tha se mostrat e ujit flasin per nivele alkaline mbi normale.
Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka pershkruar rrjedhjen toksike si nje fatkeqesi serioze ekologjike.
Bashkimi Europian dhe zyrtare te mjedisit jane te shqetesuar per rrjedhjen toksike e cila mund te shkaktoj nje shkaterrim te ekosistemve te Danubit dhe te 6 vendeve qe ai pershkon.