Sekretari i Pergjithshem i NATO-s paralajmeron kunder shkurtimeve te mbrojtjes

Zyrtare te larte te NATO-s kane paralajmeruar anetare te aleances qe jane te zhytur ne borxhe qe te jene te kujdesshem ne shkurtimin e forcave te bllokut ushtarak.
Sekretari i Pergjithshem Anders Fogh Rasmussen tha se shume vende po perballen me zgjedhje te ashpra ndersa jane duke u perpjekur qe te rimekemben nga kriza financiare globale. Por ai theksoi se shkurtimet e medha mund te demtojne thellesisht organizaten.
Zoti Rasmusen i beri komentet gjate nje fjalimi te sotem ne Bruksel per vizionin e ri strategjik te NATO-s. Vendet anetare kane planifikuar qe te finalizojne vizionin e ri ne nje samit i cili do te mbahet muajin e ardhshem ne Portugali.
Shefi i NATO-s tha se aleanca duhet te ristrukturoje komanden e saj per te ruajtur aftesine per zhvillimin e misioneve madhore anembane botes.
Ai tha se NATO duhet te kerkoje nj bashkepunim me te madh me organizatat civile me te gjitha vendet e tyre mes tyre dhe Rusia.