E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti fton Jushçenkon dhe Timoshenkon të marrin pjesë në seancë

Kiev - Parlamentit ukrainas, që po funksionon prej javësh pa një koalicion apo një kryetar parlamenti, ftoi sot presidentin dhe kryeministren të marrin pjesë në një seancë që do të zhvillohet javën e ardhshme për t'i dhënë fund një qorrsokaku që ka paralizuar institucionet e vendit.

Presidenti Viktor Jushçenko dhe kryeministrja Julia Timoshenko janë ftuar sot nga Parlamenti Ukrainas për të marrë pjesë ë një seancë që do të zhvillohet javën e ardhshme për t'i dhënë fund situatës së vështirë të legjislativit në këtë vend. Që prej dy javësh parlamenti funksionon pa asnjë lloj koalicioni, prandaj edhe asambleja e bëri ftesën në një kohë që vazhdojnë bisedimet për të krijuar një koalicion që mund të bashkojë dy grupe. Dy liderët qëndruan në anë të kundërt gjatë "Revolucionit Portokalli" të vitit 2004, që solli në pushtet politikanët proPerëndimit.

Presidenti Viktor Jushçenko dhe kryeministrja Julia Timoshenko ishin aleatë në këto protesta por tani janë rivalë, një koalicion i dy grupeve të tyre politike u përça që në shtator. Aleatët e kryeministres e mbështetën ftesën për të marrë pjesë në seancën e 9 dhjetorit, por presidenti radhë e viziton dhomën dhe partia e tij Ukraina Jonë refuzoi të votonte për ftesën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›