Parlamenti gjerman vendos për misionin kundër piratëve
Berlin - Parlamenti gjerman vendos përfundimisht mbi misionin e marinës gjermane kundër piratëve para brigjeve të Somalisë në lindje të Afrikës. Sipas vullnetit të qeverisë misioni i BE-së do të mbështetet nga 1.400 ushtarë dhe një fregatë. Me misionin ushtarak fillimisht njëvjeçar synohet të sigurohen ndihma për popullsinë somaleze në nevojë si dhe rruga tregtare përmes zonës detare para Somalisë dhe gjirit të Adenit, citon DW. Miratimi i parlamentit konsiderohet i sigurt. Refuzim pritet nga Partia e Majtë dhe nga disa pjesë të të gjelbërve.