E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani i kundërpërgjigjet Ramës

Tiranë -Partia Demokratike me anë të një deklarate, i është kundërpërgjigjur drejtuesit kryesor të opozitës. Gerti Bogdani deklaroi se Rama vijoi me shpifjet e tij të radhë, ndërkohë që nuk kërkon të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, por të mbrojë njerëzit e tij nga frika e hapjes së dosjeve.

“Edi Rama nuk mbron pavarësinë e gjyqësorit, por mbron firmën e të atit për varjen me litar te Avzi Nelës ne vitin 1989. Edi Rama nuk mbron institucionet, por mbron Kolegët nga dosjet e tyre qe fillojnë nga Këneta e Maliqit e përfundojnë deri tek dosja Bumçi”-theksoi Bogdani për mediat.

Më tej, Bogdani theksoi se Edi Rama nuk mbron prokurorinë e pavarur dhe pavarësinë e saj, por mbron xhelatë të shqiptareve qe i kane lidhur me tela me gjemba dhe kane urdhëruar zvarritjen publike te tyre ne Sarande e gjetiu.

“Partia Demokratike i bën thirrje z. Rama te këtë kurajë dhe te mos ketë frikë nga hapja e dosjeve. I bën thirrje të shkëputet nga e kaluara, sepse ka nevojë të domosdoshme për katarsis”-përfundoi zëdhënësi i selisë blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›