Parlamenti grek miraton buxhetin e shtetit për vitin 2010
Teksti i hartuar nga qeveria u miratua nga 160 deputetët socialistë të PASOK-ut, të ardhur në pushtet që prej muajit tetor. Deputetët e partisë konservatore (ND), komuniste (KKE), të majtës radikale (SYN) dhe ekstremit të djathtë (LAOS), votuan kundër. Ky votim u zhvillua në një moment kur Greqia prej disa muajsh po përballet me një krizë financiare të pazakontë.