E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektorati i Ndërtimit, Rama letër Topallit

Sipas Ramës dhënia e kompetencave për policinë ndërtimore që të ndërhyjë pa vendim gjyqësor në veprimtarinë e autoriteteve vendore tejkalon standardet kushtetuese. Ai shton më tej, se dhënia e më shumë atributeve Inspektoriatit të Ndërtimit krijohen premisa për konflikt të hapur kompetencash dhe pasiguri tek qytetaret. Edhe propozimet e qeverisë, sipas kryebashkiakut të kryqytetit janë në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës nëpërmjet parimit të ligjshmërisë dhe atij të sigurise juridike, sipas nenit 4 të Kushtetutës.Në letrën drejtuar Kuvendit, Rama thekson se cenohet edhe parimi i ndarjes së pushteteve, me ligjin e ri krijohen kapërcime të kopetencave të pushtetit gjyqësor ne favor te atij ekzekutiv. Një tjetër shqetësim që ngre Rama është edhe mos konsultimi i qeverisë me organet e pushtetit vendor, sikurse parashikojnë normat ligjore.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›