E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Elbasan 15 adoleshentë në spital nga helmimi

Elbasan, 23 gusht - Mbi 15 adoleshentë janë shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit me simptoma të forta të helmimit ushqimor.
Ata janë duke u trajtuar nga mjekët prej së enjtes. Të rinjtë thonë se dyshojnë të jenë helmuar nga konsumimi i ushqimeve në një fast fud pranë kombinatit të drurit në lagjen “Shën Koll” ku edhe banojnë, ka raportuar Top Channel.
Mendohet qe te rinjte e helmuar nga ushqimi të jenë më shumë për shkak se një numër më i madh kanë lënë spitalin dhe shkojnë atje vetem për mjekim. Prinderit e adoleshenteve shprehen te indinjuar. Numri helmimeve ushqimore gjatë sezonit veror eshte i lartë për shkak të shkeljes së rregullave në ruajtjen dhe tregëtimin e ushqimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›