Parlamenti i Ri Balla PS po shqyrton mundesite per hetim

Partia Socialiste duke akuzuar per nje afere korruptive lidhur me ndertimin e Parlamentit te Ri qe arrin ne 2.8 milion euro te shperdoruara ka bere te ditur se po eksplorohen mundesite per ngritjen e nje komisioni hetimor per kete ceshtje. Deputeti i PS-se Taulant Balla ne nje deklarate u shpreh se PS do te kerkoje hetimin e kesaj ceshtje dhe se per kete po shqyrton hapesirat e nje hetim parlamentar. Grupi Parlamentar i Partise Socialiste do te shqyrtoje hapesirat e hetimit parlamentar te kesaj afere duke perfshire edhe rastet e tjera te shperdorimit dhe vjedhjes se parave publike per rinovimin e salles aktuale te Parlamentit apo investimin prej 2 milione Eurosh tek Qendra Nderkombetare e Kultures tha deputeti i PS-se Taulant Balla.
Ai ka nenvizuar se nuk ka asnje argument bindes qe te kundershtoje faktet e bera tashme publike se gjithe procedura per perzgjedhjen e projektit per Parlamentin e Ri ashtu si edhe shpenzimet marramendese per rikonstruksionin e salles aktuale te Parlamentit dhe rikonstruksioni i vjedhur i Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori jane afera korrupsioni e kusarie te ketij pushteti.
Plot 2.8 milione euro te shperdoruara nga Xhozefina dhe Saliu. Te gjitha faktet jane kunder Xhozefines ndersa eshte e provuar e zeze mbi te bardhe qe ende pa u mbledhur komisioni per shqyrtimin e projekteve te Parlamentit te Ri ne Vjene ca miq te Saliut e dinin se kush do te fitonte prej kohesh. Ne te njejten kohe ne Tirane ndertohej nje farse qe do te harxhonte para publike per klientet e oborrit me reklama e forume false kur fituesi ishte zgjedhur kohe para kesaj u shpreh Balla.
Deputeti i PS-se tha se ky eshte nje skenar qe perseritet vazhdimisht duke thene se nuk ka me asnje dyshim ne mendjet e shqiptareve se ky nuk eshte thjesht nje rast i vecuar por nje model i perseritur kusarie nga pushteti.