E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshje heroike, Shqipëria “gjunjëzon” Bjellorusinë, 1-0 në “Qemal Stafa”

26-03-2011 / Gazeta 55

Kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës që në pjesën e parë përsëri me Salihin, por një vendim i dyshimtë i arbitrit kryesor, do ta anulonte atë ndërsa do të ndëshkonte me karton të verdhë sulmuesin shqiptar, për “prekje të topit me dorë”


Kombëtarja shqiptare ka shënuar sonte në mbrëmje një fitore historike në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, duke mundur me rezultatin minimal 1-0 Bjellorusinë me gol të sulmuesit të Rapidit të Vjenës, Hamdi Salihi në minutën e 62. Pas një morie rastesh përpara portës së ekipit bjellorus, kuqezinjtë gjejnë rrugën e rrjetës vetëm në pjesën e dytë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin e tejmbushur. Edhe pse rastet nuk munguan, gjatë pjesës së parë vlen të përmendet rasti i mesfushorit Lorik Cana, i cili me të djathtën e tij nga një goditje dënimi gjen tranversën, ndërsa mposht më parë portierin. Edhe pjesa e dytë do të niste vrullshëm për ekipin tonë përfaqësues, ku goditje të njëpasnjëshme në portën kundërshtare do të finalizoheshin me sukses nga portieri bjellorus. Por në minutën e 62-të, pas një gabimi të mbrojtjes bjelloruse, sulmuesi Salihi i gjendur në vendin e duhur, pas shpinës së mbrojtjes e çon topin në rrjetë. Minutat e mbetura do të shkruanin edhe raste të tjera për gol, përsëri me firmën e Salihit, por shtylla dhe flamuri i anësorit do t’i mohonte kuqezinjve golin e sigurisë. Me këtë fitore ekipi ynë kombëtar renditet në vendin e 2-të me 8 pikë, pas Francës e cila udhëheq grupin D të eliminatoreve për kualifikueset e Evropianit, me 12 pikë.


Grupi D. Renditja pas ndeshjeve të 5-a


                   Ndeshje  Pikë   Fitore  Barazime  Humbje  G.SH  G.PS


1     France       5          12     4         0               1              8     1             


2     Belarus      5            8     2         2                1              3     1             


3     Albania      5            8     2         2                1              4     4             


4     Bosnie        4           7     2        1                1              6     4             


5     Romania      4           2     0       2                 2              2     5             


6     Luxembourg  5          1     0       1                 4             0      8    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›