E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Objektivi ynë janë zgjedhjet e lira

Kryeministri Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike shkon në zgjedhjet vendore të 8 majit me vendimin e hekurt për të respektuar votën e shqiptarëve.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së kryeministri Berisha theksoi se objektivi kryesor i kësaj force politike është të zhvillohet një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm duke zbatuar kodin zgjedhor.
 

“Unë kam besimin më të madh se kjo zgjedhjet do të jenë me standartet më të mira. Ne shkojmë në këto zgjedhje të sigurtë në fitoren e merituar. Ne shkojmë në këto zgjedhje pasi kemi krijuar aleancën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë” theksoi Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se PD-ja shkon në zgjedhjet vendore të 8 majit me investimet e mëdha që ka bërë, me një kuadër ligjor tërësisht konsensual dhe me stantarte teknologjike nga më të mirat për numërimin e votave.

Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe opozitën duke theksuar se koalicioni i saj duhet të cilësohet si “aleanca e së shkuarës” dhe jo “aleanca për të ardhmen”.  Sipas tij koalicioni i opozitës nuk i përket aspak të ardhmes së vendit por së shkuarës dhe nostalgjisë për etërit e saj.

“Ne bëmë të mundur të realizojmë lëvizjen e lirë ndërsa ata bënë çdo gjë të të fusin në kuti lëvizjen e shqiptarëve, bënë çdo gjë për të penguar lëvizjen e qytetarëve. Ne shkojmë të sigurtë në fitore sepse ne kemi në zbatim e sipër qindra e qindra projekte dhe ne do të hartojmë mijëra projekte të tjera në 4 vitet e ardhshme” theksoi Berisha.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se fushata e PD-së do të bazohet tek qytetari dhe për komunitetin. “Rama ka zgjedhur Berishën unë kam zgjedhur qytetarin. Ky zotëri nuk ka arritur të kuptojë kurrë qytetarin dhe rolin e tij” theksoi Berisha.

Duke sulmuar kreun e PS-së Edi Rama, Berisha theksoi se ai është në panik për kandidimin e Lulzim Bashës për postin e kreut të bashkisë së Tiranës.
 

“Në 2013 do t`i duket lule 2009 dhe për vitin 2011 përgjigjen më të plotë do ta ketë nga zoti Basha. Ai është në panik sapo mori vesh se do të bëjmë konvent dhe vrapoi të shpallë kandidaturës pasi ka firkë se mos nuk e voton forumi” shtoi më tej Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›