E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri Berisha PS ndryshoi mendje

Berisha Ne vend te piramides tempull i demokracise. Piramida do behet parlament jo me 35 kate ne Tirane

Piramida eshte vendi me i pershtatshem per ngritjen e tempullit te demokracise. Por ketu Kryeministri zbardhi nje fakt qe per piramiden si vend per ngritjen e parlamentit socialistet jane shprehur me heret dakord gje qe ka ndryshuar ne vazhdim. Gjate mbledhjes se perjavshme te grupit parlamentar te PD-se Kryeministri njoftoi se do te behet gjithcka qe godina e re e Kuvendit si nje nga projektet me moderne te perfundoje me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se vendit. Mund te kishte edhe shesh tjeter per ta ndertuar por sipas Berishes vendi me ideal per ndertimin e tij eshte ai qe ka propozuar grupi i deputeteve dhe qe u vendos e u votua ne Parlament. Ai informoi deputetet se ne bisedimet paraprake pala tjeter ishte dakord ne te gjitha por me pas na u be e ditur nga opozita se nuk ta pranojne.Ne qofte se ka force politike e cila per hir te rrenjeve te shkuara te saj duhet te gjente force morale per te votuar do te ishte Partia Socialiste e cila fillimisht ishte dakord por me pas nje fantazim na erdhi ne seli tha dikush dhe na tha se kete nuk mund ta beni dhe e kundershtuan por megjithate parlamenti do te jete i gjithe shqiptareve nje nga ndertesat me te bukura me moderne te kryeqytetit dhe do te behet cdo gje qe ta inaugurojme ne nderim te 100 vjetorit te pavaresise se vendit - u shpreh z. Berisha. Ai shtoi se nuk mundet qe ne mes te Tiranes te nxije piramida e ndertuar per te perjetesuar kujtimin e diktatorit me te eger te pasluftes. Piramida - tha Berisha - do ti leshoje vendin parlamentit tempullit te demokracise. Berisha beri thirrje qe ndertimi te realizohet para vitit 2012 kur do te festohet 100-vjetori i shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Kryeministri kerkoi me tej qe te ngrihet nje komitet qe do te ndjeke punen per kete ceshtje qe nga studiot qe do te bejne projektin dhe deri ne zbatimin e tij. Komiteti te ngrihet sa me shpejt ajo do te jete ndertesa me dinjitoze e kryeqytetit. Nje konkurs nderkombetar me studiot me serioze te botes qeveria do te mobilizoje cdo gje. Komiteti te racionoje kohen cdo dite ne menyre qe qytetaret ta shohin parlamentin e ri sa me shpejt te ndertuar.

Megjithate - shtoi Berisha - parlamenti do te jete i gjithe shqiptareve nje nga ndertesat me moderne te kryeqytetit ta inagurojme ne nderim te 100-vjetorit te pavaresise se vendit ne nderim dhe respekt te atyre burrave qe ne koherat me te veshtira ngriten flamurin ne Vlore shpallen Shqiperine te pavarur gje e cila u be percaktuese per te ardhmen e kombit. Ndersa duke iu referuar projektit tek zona e liqenit Berisha theksoi se nuk do te lejoje te ndertohet me asnje pallat shumekatesh ne Tirane koka e te cilit sic tha Kryeministri te zgjatet mbi te tjerat. Sipas tij i gabuar eshte edhe ndertimi i ndertesave teper te larta ne Tirane. Berisha garantoi senuk do te lejoje projektin tek liqeni. Po u del dhe shtylla e turpit apo monumenti i 20 35-kateshet te liqeni qe ju garantoj se nuk do te ndertohen. 35-kateshi eshte monumenti i korrupsionit maja e 35-kateshit duket nga i gjithe vendi - theksoi z. Sali Berisha.

Rikandidimi per kreun e PDK-se Berisha uron Thacin

Kryeministri Sali Berisha i telefonoi dje Kryeministrit te Kosoves dhe njekohesisht kryetar i Partise Demokratike te Kosoves zotit Hashim Thaci te cilit i percolli urime te perzemerta me rastin e rizgjedhjes ne krye te PDK-se ne kongresin e kesaj partie te zhvilluar te dielen. Kryeministri Berisha i shprehu zotit Thaci vendosmerine per te intensifikuar me tej bashkepunimin ndermjet dy vendeve tona si dhe besimin qe problematika aktuale ne Kosove do te zgjidhet ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›