E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet mazhoranca merr ne shqyrtim oferten e PS-se

Mazhoranca merr ne shqyrtim oferten e opozites per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 por duke perjashtuar ato pika qe bien ndesh me Kushtetuten e vendit. Drafti i opozites iu dorezua Kryeministrit Sali Berisha nga vete kryetari Edi Rama gjate tryezes politike te dites se premte qe u mblodh per pergatitjen e reformes se re elektorale. Shqyrtimin nga mazhoranca e konfirmoi dje partia aleate e demokrateve LSI permes sekretarit te PergjithshemLuan Rama. Sipas tij do te ishte e mirepritur nje oferte nga PS-ja qe nuk sulmon ligjin dhe Kushtetuten. Rama vuri ne dukje se oferta e artikuluar si e tille ne tryezen e dialogut per reformen zgjedhore e iniciuar nga kryetari i PD-se dhe njeheresh Kryeministri i vendit z. Berisha eshte ne shqyrtim. Ne - tha ai - po e vleresojme ate me te gjithe seriozitetin dhe fleksibilitetin qe meriton te trajtohet nje propozim i opozites natyrisht edhe me vullnetin e mire per te gjetur ne ate te ashtuquajturen oferte gjithcka qe do te jete kontribut pozitiv per te kapercyer situaten per ti ulur palet ne tryezen e dialogut per ti sjelle te gjithe te angazhuarit te kontribuojne ne reformen zgjedhore dhe nga ana tjeter edhe per ta pare edhe Partine Socialiste si protagoniste pozitive ne te gjithe kete sfide te madhe qe nuk eshte sfide vetem e qeverise. Reforma zgjedhore dhe teresisht reformat ne te cilat eshte perfshire vendi nuk jane sfida vetem te qeverise jane sfide e te gjithe klases politike te vendit dhe ne menyre te vecante do te thosha se reforma zgjedhore ka domosdoshmerisht nevoje per kontributet pozitive te PS-se. Pastaj se sa ka ne kete oferte pika apo ceshtje qe bien ndesh me Kushtetuten apo me legjislacionin ne fuqi kjo eshte nje ceshtje qe do te shikohet edhe ne diskutimin e radhes. Ne do ta bejme te njohur qendrimin e mazhorances lidhur me kete oferte - deklaroi z. Luan Rama. Sipas tij e rendesishme eshte qe palet kane nje oferte pra e rendesishme eshte qe PS ben nje oferte por qe do te ishte shume me mire pa dyshim dhe per PS-ne qe oferta te ishte pa asnje kundervenie me bazen ligjore edhe me Kushtetuten. Vullneti i mazhorances - tha Rama - per te bashkepunuar me PS-ne dhe gatishmeria per te krijuar te gjitha mundesite qe PS-ja te sjelle si kontribut pozitiv cdo reflektim qe ka edhe si nje shenje e ndjeshmerise se saj per problemet qe ajo ka artikuluar ne lidhje me zgjedhjet e vitit te kaluar mbetet e rendesishme dhe nje angazhim i pandryshuar i mazhorances. Nga ana tjeter LSI-ja dje nuk komentoi ceshtjen e mandatit te deputetit te PS-se Ilir Beqja por deklaroi permes z. Rama se mbeshteste vendimin e Kuvendit ne kete rast duke konsideruar se ka qene korrekt votimi ne kete institucion. Nuk eshte etike te behen komente per sa kohe ceshtja eshte ne Gjykaten Kushtetuese - tha z. Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›