E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri, Kushtetuesja rrëzon Ramën

TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e Bashkisë së Tiranës, e cila i ishte drejtuar gjykatës rreth 6 muaj më parë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet pushtetit qendror (Kuvendi i Shqipërisë) dhe pushtetit vendor (Bashkia e Tiranës), për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar si i papajtueshëm me Kushtetutën. Bashkia e Tiranës e përfaqësuar nga Natasha Kondi, Migena Vishka dhe Majlinda Dhuka kërkonte shfuqizimin i vendimit nr.66.

Gjykata arrin në konkluzionin se vendimi nr. 66, datë 21.10.2010, Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar, nuk ka shkaktuar konflikt kompetencash midis subjektit kërkues, Bashkia e Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë- thuhet në vendimin e zbardhur një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese

Kushtetuesja ka arritur në konkluzionin se Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr. 66, nuk ka ndërhyrë në kompetencat e  Bashkisë së Tiranës, dhe pretendimet e subjektit kërkues për cenim të nenit  7 dhe 13 të Kushtetutës, janë haptazi të bazuara.

Kërkesa ishte depozituar ne kohen kur Bashkia e Tiranes drejtohej nga kreu i Partisë Socisliste, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›