Promovohet Kurban: Dedikim për mbështetësit

POSTERI I SHTEPISE BOTUESE DUDAJ PER LIBRIN KURBAN (MAJTAS) KREU I PS, EDI RAMA
TIRANE- Me një modesti të theksuar, duke kërkuar ndjesë për emocionet, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka promovuar daljen në treg të librit të tij Kurban
Gjatë fjalës përshëndetëse, Rama tha se ky libër u bë libër shumë më vonë sesa kur nisi të shkruhej , fillimisht si një murmurimë në vetmi
Ai tha se libri nisi si një sprovë brenda vetes, por u bë ai që keni sot në dorë, falë Lindës, që smë la të ndalesha përpara asaj që po shkruaja, fotografes, Jutta Benzeberg që rendi nëpër Shqipëri për të gjetur foton e kopertinës, shtëpinë botuese Dudaj, që mori përsipër telashet e një pune me mua, dhe të një botimi për mua dhe Arbrit të vogël për dizajnin.
Libri tha Rama, është një dedikim ndaj nënës, fëmijëve, dhe gruas time. Bashkëpuntorëve, miqve dhe mbështetësve të njohur e të panjohur. Ndaj kujtdo që bëri diçka për mua në 11 vitet më të bukura të jetës sime.
E vetmja gjë që nuk dua është tju dukem i mërzitshëm ndërsa më lexoni. Kam një shpresë se do më lexoni deri në fund, pa ua marrë librin nga dora, mërzia.- përfundoi Rama.