E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton Kurban-in: Jam lakuriq para publikut

Kopertina e librit të Edi Ramës "Kurban"

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë sot për herë të parë prezantimin e librit Kurban. Nga nesër librin do mund ta gjeni në të gjitha libraritë e vendit. Promovimi i tij pritet të bëhet nga vetë kreu i PS-së gjatë Panairit të Librit në Tiranë që këtë vit do të mbahet në data 11-14 nëntor.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të librit, Rama tha se ka folur hapur për lexuesit.

Më ngjan sikur kam dal lakuriq para publikut. Çdo lakuriqësi bën të ndihesh si i kërcënuar, tha Rama. E kam një shpresë se do më lexoni deri në fund po ua marrë mërzia librin nga duart, shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›