E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet Tirana 2011, Basha: Stoli për qytetin

TIRANE- Ka hapur dyert mbrëmjen e së mërkurës edicioni i 14-të i Panairit të librit Tirana 2011 .

Në hapje të tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i pranishëm në ceremoni, e nisi fjalën me një konstatim; Për ne kjo është stolia më e bukur që mund të ketë qyteti ynë.

Duke e vlerësuar maksimalisht rëndësinë që libri ka në jetën personale dhe sociale të gjithsecilit,  Basha tha se këtë panair qyteti i Tiranës e sheh si një festë të përvitshme midis, shkrimtarit, botuesit dhe lexuesit.

Ne do të mbetemi të angazhuar vit pas viti në të gjitha aktivitetet e tjera që kanë në qendër librin. Tirana do të jetë një qendër e rëndësishme rajonale në shumë fusha, ky panair është një qendër rajonale, sepse i jep qytetit tonë dimensionin e merituar të dijes.- tha Basha.

Basha shprehu kënaqësinë e tij që sheh në këtë panair shkrimtarë nga Kadareja tek Agolli, apo ndërkombëtarë nga Umberto Eko tek Orhan Pambuk.

Basha përshëndeti në mënyrë të veçantë autorët e rinj pjesëmarrës, që në këtë panair janë 40, duke u premtuar atyre mbështetje të vazhdueshme nga Bashkia e Tiranës.

Batuta e fundit e Bashës ishte një tjetër konstatim; Kemi një kthim të trendit këtë vit, dikur shkrimtarët i janë drejtuar politikës, këtë herë kemi të kundërtën, politikanët po i kthehen librit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›