Parlamenti i ri, PS hetim Topallit

Partia Socialiste përsëriti sërish akuzat ndaj Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për shpërdorim të fondeve dhe favorizim të fituesit të projektit të Kompleksit të ri parlamentar.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Taulant Balla theksoi se grupi parlamentar socialist do të shqyrtojë hapësirat për hetim parlamentar të procedurës se si u shpall fituesi i projektit të Kompleksit të ri Parlamentar.
“Do të përfshijmë gjithashtu edhe rastet e tjera të shpërdorimit dhe vjedhjes së parave publike”, theksoi Balla duke shtuar se kreu i një kabineti kusarësh dhe matrapazësh i cili më 21 janar shkrepi armët ndaj qytetarëve për t`i vrarë dhe më pas për t`i vjedhur.