Topalli Roli i Britanise thelbesor per heqjen e vizave

Roli i Britanise se Madhe eshte thelbesor per liberalizimin e vizave dhe ne marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE pasi ky proces ndikon drejtpersedrejti ne paqen dhe stabilitetin ne rajon.
Keshtu u shpreh dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate nje takimi qe zhvilloi dje me deputetin Pritchard ne krye te nje delegacioni te Grupit te Miqesise Shqiperi-Angli.
Topalli vleresoi me tej rritjen e shkembimeve mes dy parlamenteve dhe kerkoi qe vizitat e ndersjella te autoriteteve parlamentare te shtohen. Nga ana e tij deputeti Pritchard theksoi se mbeshtetja dhe gatishmeria e qeverise Parlamentit dhe institucioneve britanike ndaj Shqiperise do te vazhdoje. Pritchard tha me tej se ka nje lobim dhe mbeshtetje te konsiderueshme te perfaqesuesve nga Dhoma e Lordeve dhe Deputeteve ne Britani per Shqiperine dhe perpjekjet e saj per integrim evropian. Me tej biseda u perqendrua ne zhvillimet ne Shqiperi ku Kryetarja e Kuvendit tha se Shqiperia edhe pse nje treg i vogel eshte nje koordinate kyce per rajonin sepse investimet ne kete vend jane investime per zhvillimin ekonomik te Ballkanit.