Holanda ambasadori Dool Mbeshtetje pa rezerva per vizat

Holanda mbeshtet pa rezerva liberalizimin e vizave per Shqiperine. Ambasadori i Holandes ne Tiranes zoti Henk Van den Dool tha se te gjithe shpresojne ne nje vleresim pozitiv ne muajin tetor duke pare performancen ne plotesimin e kritereve te udherrefyesit. Ne mendojme dhe shpresojme qe shqiptaret duhet te jene te lire te udhetojne lirshem ne Evrope dhe per kete eshte artikuluar nje udherrefyes dhe disa pika qe duhen plotesuar. Eumlshte i njejti proces sic eshte edhe per Bosnjen sic ka qene per Maqedonine Serbine e me radhe. Dhe ju e pate qe vjet u liberalizuan vizat per Malin e Zi Serbine dhe Maqedonine sepse vleresimi ishte qe ata i kapen detyrimet. Ne ate moment Bosnja dhe Shqiperia nuk i kishin permbushur kushtet. Pergjate kesaj periudhe eshte punuar fort per arritjen e ketyre objektivave dhe eshte paraqitur nje raport qe tregon se si ka performuar Shqiperia ne lidhje me keta tregues. Ceshtja do te diskutohet fillimisht ne Parlamentin Evropian pastaj ne Keshillin Evropian - deklaroi z. Henk Van den Dool. Ambasadori holandez Van den Dool eshte ndalur edhe ne situaten politike ku theksoi se eshte shume e rendesishme qe parlamenti dhe forcat politike te bashkepunojne me njera-tjetren per te arritur nje demokraci funksionale. Keto deklarata ambasadori i beri gjate nje aktiviteti per riciklimin e mbeturinave urbane ne qytetin e Fierit.