Patozi PS-se Votimin elektronik mos e ktheni ne ceshtje politike

Futini ne brez shpatat e kercenimeve pasi ju nuk mund te krijoni kaos kur nuk ka asnje arsye Kjo ka qene thirrja qe kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi u ka drejtuar deputeteve te opozites lidhur me reagimin kritik dhe akuzat e tyre ndaj votimit per ligjin e pronave ne seancen e kaluar plenare. Sipas tij sjellja e opozites per te krijuar nje kauze te re kur ajo nuk ekziston eshte e pavend dhe ne kundershti me zhvillimet normale te vendit. Une mendoj se nje opozite serioze nje opozite dinjitoze nuk duhet tia lejoje vetes qe te beje ceshtje politike detaje te vogla teknike qe nuk kane asnje lidhje ne respektimin e Kushtetutes respektimin e rregullores dhe te menyres se si funksionon ky parlament - deklaroi dje Patozi gjate seances plenare duke shtuar se ai eshte pergjegjesi nese opozita do te drejtoje gishtin diku. Sipas Patozit ka ndodhur shume here qe te kete nje problem elektronik dhe qe nje votim i nisur te mos shkoje deri ne fund per shkak te ketyre problemeve. I kam kerkuar me atributet e kryetarit te grupit parlamentar te PD-se Kryetares se Kuvendit per nje arsye fare te thjeshte sepse nje apo disa nga koleget e mi deputete nuk figuronin ne tabelen e votimit dhe kjo eshte gjeja me normale i kemi te gjitha tablatet - tha ai. Patozi shtoi se pa arsye nuk mund te krijohet kaos. shte turp qe opozita bie ne kete nivel. Opozita e vendit tim per te cilen une pres qe te diskutojme per ceshtje te tilla - deklaroi ligjvenesi demokrat.