E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri fiton projekti i studios austriake

Shpallja

Projekti i studios austriake eshte zgjedhur projekti sipas te cilit do te ndertohet kompleksi i ri parlamentar ne vendin ku sot ngrihet Piramida ne zemer te kryeqytetit. Kostoja totale e ketij projekti mesohet se do te jete 65 milione euro dhe ne krahasim me 11 modelet e tjera kjo eshte kostoja me e ulet. Ky projekt u perzgjodh nga nje juri nderkombetare e cila punoi per 4 dite per te mberritur ne klasifikimin e projektit fitues. Sipas kryetarit te jurise Johanes Ibeling nje nga autoritetet europiane ne fushen e kritikes se arkitektures ky projekt fitoi me shume si nga juria 76 pike ashtu edhe nga publiku qe e vleresoi projektin e studios vjeneze me 50 pike. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cilesoi nje sfide realizimin e ketij projekti brenda nje viti e gjysme per ti dhene kryeqytetit monumentin me bashkekohor ne 100-vjetorin e shpalljes se pavaresise. Sipas ketij modeli hyrjet kryesore te publikut dhe VlP-ave dhe zonat e uleta jane te orientuara perballe kryqezimit kryesor midis rruges Deshmoret e Kombit dhe bulevardit Bajram Curri. Pak me pak te ekspozuara jane hyrjet speciale te drejtuara nga veriu ndersa hyrja e stafit per parkim dhe per furnizimin behet ne pjesen lindore te zones nga rruga Papa Gjon Pali II.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›