E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Listat nuk i menaxhon qeveria por bashkite dhe komunat

Deklarata Kreu i qeverise nga Brukseli Parlamenti Europian nuk monitoron zgjedhjet lokale

Kreu i qeverise Sali Berisha mori pjese dje ne Bruksel ne punimet e samitit te kryetareve te shteteve dhe qeverive te Bashkimit Europian ku kerkoi mbeshtetje per te arritur nje numer te larte vezhguesish per zgjedhjet lokale te 8 Majit. Nga ana tjeter per median e interesuar Berisha deklaroi nga Brukseli se zgjedhjet e ardhshme do te ishin te vezhguara dhe plotesisht transparente duke premtuar angazhimin e qeverise per nje proces te ndershem dhe transparent. Sipas Berishes ai kishte kerkuar qe te ishin qeverite e cdo vendi europian ato qe ti propozonin ODIHR-it perfaqesuesit e tyre per zgjedhjet me 8 maj. Kerkesa ime ne kete rast ishte qe qeverite sepse ODIHR perbehet nga vezhgues qe dergojne qeverite ministrite e Jashtme pra kerkesa ime ndaj tyre ishte qe te udhezojne ministrite e Jashtme respektive per ti derguar ODIHR-it vezhguesit deklaroi Berisha. Sipas tij edhe numri i vezhguesve kishte rendesine e tij duke lene te kuptohej se sa me i madh te ishte ky numer aq me mire do te ishte kjo per procesin zgjedhor ne Shqiperi. Nga ana tjeter Kryeministri zbuloi se pala shqiptare po ben te gjitha perpjekjet qe per zgjedhje ne vend te kete edhe nje delegacion vezhguesish nga Parlamenti Europian. Duhet kuptuar qe normalisht Parlamenti Europian nuk vezhgon zgjedhje lokale. Zgjedhjet lokale kane nje status me te vecante dhe ato vezhgohen nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale por perpjekjet po behen serioze per te pasur edhe nje delegacion te PE-se per te qene te pranishem ne formen qe e gjykon Parlamenti Europian si me te arsyeshme pohoi Berisha ne lidhje me kete ceshtje. Po keshtu per sa u perket listave te zgjedhesve Berisha i konsideroi si te pabaza pretendimet e opozites nisur nga fakti se ishte vete ajo qe nepermjet perfaqesuesve te saj menaxhonte listat. Ne te gjitha qytetet e medha qeveris opozita. Me sa shoh une opozita po ankohet drejt vetes se vet. Une nuk mund ti nxjerr atij kurre dyshimin. Njehere akuzoi 20 000 komisionere tani akuzon qeveritaret e tij vendore deklaroi Berisha duke iu drejtuar ne kete menyre kryetarit te PS-se Edi Rama. Ne kete kuader Kryeministri e quajti problemin e listave si nje problem te brendshem te vete perfaqesuesve te opozites. Keto jane probleme te brendshme te opozites. Ajo cka une mund tu garantoj ju eshte perkushtimi i plote dhe total nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem theksoi Berisha ne lidhje me kete ceshtje. Nga ana tjeter Berisha deklaroi se qeveria do te bente cdo perpjekje per te pasur zgjedhje sa me te lira dhe te ndershme dhe opozita ishte e lire ti gjykonte si te mendonte keto zgjedhje. Nuk eshte qeveria ajo qe udheheq opoziten as dhe i dikton opozites se cfare te beje iu pergjigj Berisha pyetjes nese opozita do ti njihte apo jo keto zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›