Basha jep doreheqjen si minister dhe si deputet
Partia Demokratike do te beje sot zyrtare kandidaturat e saj ne gjithe vendin duke i mbeshtetur ato ne voten qe pritet te japin 140 anetaret e Keshillit Kombetar te PD-se. Keshtu burimet brenda demokrateve bejne te ditur se pasditen e sotme ne oren 17.00 do te mblidhet forumi i larte i demokrateve per te vendosur keshtu kandidaturat zyrtare te PD-se per zgjedhjet lokale te 8 majit. Me pas vetem nje ore me vone ne Pallatin e Sportit Asllan Rusi do te festohet ne nje ceremoni masive kandidatura e Lulzim Bashes per kryetarin e Bashkise se kryeqytetit. Nje dite perpara se te zyrtarizohet dhe te shpalle kandidaturen per kryetarin e Bashkise se Tiranes Lulzim Basha i la dje mbi tryeze Kryeministrit Sali Berisha dhe letren e doreheqjes se tij nga posti i ministrit te Brendshem. Po doreheqje Basha paraqiti dje edhe nga mandati i tij si deputet i Partise Demokratike i zgjedhur ne Elbasan duke i paraqitur po keshtu leter Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli. Doreheqja e Bashes u be dje publike nga zedhenesi i Ministrise se Brendshme me motivimin se keto doreheqje vinin nisur nga fakti se Lulzim Basha eshte tashme kandidat i mazhorances per bashkine me te madhe ne vend ate te Tiranes. Pritet qe sot doreheqja e Bashes te miratohet nga Kryeministri Sali Berisha i cili dje ishte ne Bruksel per shkak te nje vizite zyrtare. Me pas do te jete Presidenti i vendit Bamir Topi qe do te vendose per shkarkimin apo jo te ministrit aktual te Brendshem. Nga ana tjeter pas miratimit te Kryetares se Kuvendit per dorezimin e mandatit te Bashes do te jete Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe do te vendose per zevendesimin e tij sipas listes rendore te Partise Demokratike te dorezuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne vitin 2009. Sipas kesaj liste emri qe do te zevendesoje Bashen ne Kuvend eshte ai i Aurel Bylykbashit kandidatit ky i PD-se per deputet ne Qarkun e Elbasanit. Nga ana tjeter burimet prane Ministrise se Brendshme bejne te ditur se do te jete zevendesministri i Brendshem Avenir Peka ai qe do te kryeje de facto funksionin e ministrit te Brendshem pas largimit te ministrit Basha nga ky dikaster. Ne ditet ne vijim pritet qe doreheqjet te vijne edhe nga funksionare dhe deputete te tjere te Partise Demokratike nisur nga fakti se edhe ministri i Kultures dhe Turizmit Ferdinand Xhaferri do te kandidoje per kreun e Bashkise se Durresit dhe po keshtu deputeti i PD-se Ardi Kollozi do te kandidoje per te njejtin qellim ne qytetin e Vlores. Keto levizje pritet ti kushtojne Parlamentit dhe grupit parlamentar te PD-se tre deputet te rinj ku pervec Bylykbashit ne sallen e Kuvendit do te paraqiten edhe Kosta Barka dhe Ndricim Babasi. shte interesant fakti se te tre keta emra kane qene deputete te Parlamentit edhe gjate kandidatures 2005-2009. Ne lidhje me zevendesimin e ministrave te kabinetit te tij Kryeministri Berisha pritet ta beje kete menjehere. Burimet bejne te ditur se keto levizje pritet te shoqerohen edhe nga nje ridimensionim i posteve ne qeveri mes PD-se dhe aleateve. Keshtu burimet bejne te ditur se ne postin e ministrit te Kultures dhe Turizmit pritet te emerohet edhe sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama. Po keshtu burimet bejne te ditur se drejtimi i Ministrise se Brendshme do tu mbetet perseri demokrateve duke emeruar aty nje nga perfaqesuesit e kesaj force politike.