E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri, sot studioja fituese

Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar pritet që të zgjedhë sot studion fituese të ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar.

Për shkak të kostos së lartë të projektit të studios austriake Coophimelb, e shpallur një vit më parë si fituese, qeveria shqiptare ka hequr dorë nga zbatimi i këtij projekti duke u detyruar që të hedhë sytë nga dy projektet e tjera.

Kostoja financiare e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar është parashikuar të jetë 100 milionë euro, edhe pse ende nuk ka një faturë të saktë.

Në tetor të 2010 Këshilli i Ministrave vendosi shkatërrimin e ish muzeut të Enver Hoxhës, i cili aktualisht njihet si Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori dhe ndërtimin e një kompleksi parlamentar. / L.Tanushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›