Kompleksi parlamentar, sot shpallet projekti fitues

Sot pritet të mblidhet Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit ndërsa pritet që të shpallet edhe projekti fitues për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.
Pas konsultimeve, rreth një muaj me publikun dhe votimit të publikut në ëebsitin e Kuvendit të Shqipërisë, juria ndërkombëtare e kryesuar nga personaliteti botëror, Hans Ibelings përzgjodhi 3 projektet fituese.
Siç është bërë e ditur në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë.