E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani Ekzekutimi i kolatarelait duhen ndryshime ne ligj

Ekzekutimi i kolateralit (pasurisë që lihet peng, kundrejt kredisë që merret në bankë) po has vështirësi gjithnjë e më shumë nga ana e bankave të nivelit të dytë. Për të gjetur rrugë zgjidhjet këtij problememi Banka e Shqipërisë ka organizuar nj Forum për këtë çështje, ku ekspertë të fushës dhe drejtues të ekzekutivit kanë diskutuar rreth mundësive të zgjidhjes dhe gjetjes së rrugëve ligjore për ekzekutimin e kolataralit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka propozuar plan dhe masa të shpejta për eliminimin e gjithë problemeve që shoqërojnë sot ekzekutimin e kolateralit në bankat e vendit ka këshilluar. Gjatë një forumi për ekzekutimin e kolateralit, Fullani ka theksuar se vendi përballoi me sukses krizë dhe kjo nuk u shoqërua më asnjë falimentim bankash, por tashmë është koha e marrjes së masave të tjera për përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Sipas tij, aktualisht kemi një rritje me 15% të kredive me probleme. “Pamundësisë për të shlyer periodikisht detyrimet ndaj bankave, sistemi bankar po i kushton vëmendje të madhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët, veçanërisht me ata që janë në vështirësi”- tha ai.

Fullani theksoi se ekzekutimi i kolateraleve ka qenë shqetësim dhe për këtë ishte e nevojshme dhe kjo tryezë e sotme. Sipas tij, vështirësitë nuk janë vetëm ligjore, por edhe në sajë të natyrës burokratike të institucioneve të përfshira.

“Duhet unifikim i vendimeve për çështjet konfliktuale, të nxisim paraqitjen e çështjeve në gjykatën e lartë, të bëhet rishikim kuadrit ligjor për të riparuar vështirësitë dhe plan veprimi për ekzekutimin e kolateralitit”- tha ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›