Parlamenti kërkon që deputetët e PS të dorëzojnë makinat e shtetit

Dade
i kundërvihet Topallit: Mos shpif për muaTiranë, 5 Shkurt NOA - Administrata e
Kuvendit, kërkon zyrtarisht që deputetët e Partisë Socialiste të dorëzojnë
makinat pas përfundimit të mandateve të tyre si të zgjedhur nga populli.
Marlind Myftiu, Sekretar i Përgjithshëm i
Kuvendit, doli sot para mediave me një qëndrim ku tha se në përmbushje të
detyrimeve, që burojnë nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 10.160, datë 15.10.2009, "Për
rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit
civilë", u kërkon edhe një herë ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë
mandate nga KQZ që të dorëzojnë makinat e Kuvendit apo të institucioneve të
tjera të marra si ish-deputetë.
Në këtë pikë ka ardhur kërcënimi i Myftiut:
Nëse ata do të vonojnë përsëri dorëzimin e automjeteve, administrata e
Kuvendit do bëjë publike emrat e tyre.
Në vijim të deklaratës, Myftiu tregoi se sot,
një tjetër deputet i opozitës dorëzoi automjetin që kishte në përdorim.
Duke besuar në respektimin e ligjit, administrata e Kuvendit shpreson në
mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me secilin prej tyre, - përfundon deklarata e Myftiut.
e.r/NOA
Si reagoi PS: Dade
i kundërvihet Topallit: Mos shpif për mua