Parlamenti përgënjeshtron veten, pranon se Dade e dorëzoi makinën

Dade
i kundërvihet Topallit: Mos shpif për mua
Parlamenti:
Deputetët e PS të dorëzojnë makinatTiranë, 5 Shkurt NOA Nëse disa orë më parë
Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit Marlind Myftiu deklaroi se deputetë të
PS nuk i kanë dorëzuar makinat e shtetit dhe paralajmëroi se do të publikohen
emrat e tyre, para pak minutash i njëjti doli me një tjetër deklaratë ku
pohonte se si Dade dhe Braçe nuk i kishin më makinat e deputetit.
Duke marrë shkas nga
deklaratat e deputetit Igli Cara dhe reagimi i zonjës Arta Dade, Sekretari i Përgjithshëm
Marlind Myftiu paralajmëroi përmes një tjetër deklarate për shtyp se Administrata
e Kuvendit, i kërkon ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ që
të dorëzojnë makinat e Kuvendit apo të institucioneve të tjera të marra si
ish-deputetë.Nëse ata do të vonojnë përsëri dorëzimin e
automjeteve, administrata e Kuvendit do bëjë publike emrat e tyre, - tha
Myftiu duke konfirmuar se zonja Dade
dhe zoti Braçe i kanë dorëzuar makinat e një i tretë gjithashtu e ka bërë këtë
ditën e sotme.
Dade
i kundërvihet Topallit: Mos shpif për mua
Parlamenti:
Deputetët e PS të dorëzojnë makinat