E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Mandatet e deputetëve socialistë nuk do të digjen

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike se mandatet e deputetëve socialistë do të digjen nëse këta të fundit nuk futen në Kuvend. Deputeti i PS-së Artan Gaçi në një konferencë për shtyp theksoi edhe njëherë se mandatet e deputetëve të PS nuk do të digjen duke shtuar se Berisha apo ndonjë tjetër përfaqësues i Partisë Demokratike duhet ta harrojnë se mandatet e deputetëve të opozitës mund të digjen. Sipas tij këto mandate të Partisë Socialiste përfaqësojnë vullnetin e shumicës së shqiptarëve, të një populli të tërë opozitar.
"Partia Socialiste është e vendosur, që në përputhje të Rezolutës së Këshillit të Europës, të çojë deri në fund hetimin dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, do apo nuk do Sali Berisha" përfundoi Gaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›