E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Mandatet e deputetëve të PS nuk digjen

Tiranë, 5 Shkurt NOA Mandatet nuk digjen por
Partia Socialiste është e vendosur, që në përputhje të Rezolutës së Këshillit
të Europës, të çojë deri në fund hetimin dhe transparencën e zgjedhjeve të 28
qershorit, do apo nuk do Sali Berisha.

Kështu deklaroi sot Artan Gaçi, deputet i
Partisë Socialiste duke replikuar me Partinë Demokratike dhe deputetin e saj Paloka.

 Ta
harrojë Sali Berisha apo ndonjë tjetër përfaqësues i Partisë Demokratike, se
mandatet e deputetëve të opozitës mund të digjen. Këto mandate të Partisë
Socialiste përfaqësojnë vullnetin e shumicës së shqiptarëve, të një populli të
tërë opozitar. Ndaj, jo vetëm Saliu, por askush nuk mund të luajë me to.

e.r/NOA

Si nisi reagimi: PD:
Edi Rama kërkon përmbysjen e pushtetit me dhunë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›