E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti maqedon i thote Po hyrje-daljes pa viza me Shqiperine

SHKUP - Parlamenti i Maqedonise ne seancen e djeshme plenare, me 62 vota pro, ratifikoi marreveshjen per heqjen e vizave me Shqiperine. Sipas kesaj marreveshjeje, shtetasit e Shqiperise dhe ata te Maqedonise, do te qarkullojne lirisht mes dy vendeve pa viza. Por shtetasit e nje vendi ne vendin tjeter mund te qendrojne vetem 90 dite brenda gjashte muajve. Tashme pritet qe qeveria shqiptare te beje te njejten gje, duke votuar ratifikim e kesaj marreveshjeje. Gjithashtu, me marreveshje parashikohet qe zonat kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do te mund te kalojne ne vendin tjeter fqinj vetem me karta identiteti.

Kohe me pare ky ligj u be tejet i diskutueshem per shkak se autoritetet maqedonase thane se ligjin per te huajt do ta zbatonin edhe per shtetasit e Shqiperise, qe nenkuptonte se shtetasit shqiptare per hyrje ne Maqedoni vizat duhej t'i siguronin ne Tirane e jo ne vendkalimet kufitare. Kjo i ashpersoi edhe raportet ne mesin e partnereve te atehershem te koalicionit qeverises, VMRO-DPMNE-se dhe PDSH-se. Por me pas, me nderhyrjen edhe te faktorit nderkombetar, midis Shkupit dhe Tiranes u arrit marreveshje per liberalizimin e regjimit te vizave. Ligji i ri mundeson qe qytetaret e dy vendeve pa ndonje procedure te theksuar te mund te kalojne nga njeri ne shtetin tjeter. Sipas marreveshjes, shtetasit e nje vendi do te mund te qendrojne ne vendin tjeter 90 dite brenda nje periudhe prej gjashte muajve. Gjithashtu, parashikohet qe banoret e zonave kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do te mund te kalojne ne vendin fqinj vetem me karta identiteti. Regjimi pa viza pasqyron marredheniet e mira mes dy vendeve me mundesi te thellimit te metejme te bashkepunimit ekonomik e tregtar. Kjo gatishmeri u konfirmua edhe ne takimin e fundit te presidenteve te dy vendeve, Branko Cervenkovski dhe Bamiri Topi ne Durres.

Bashkepunimi

Deri tani Maqedonia dhe Shqiperia kane zhvilluar nje bashkepunim te mire fqinjesor, rajonal dhe me gjere me angazhimet e tyre edhe ne rrafshin e mbrojtjes dhe te sigurise, si partnere serioze e kandidat per anetaresimin ne NATO dhe BE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›