Zhvillime te rendesishme per Serbine dhe BE-ne
Nga Simon Tisdall
Zgjedhja kete muaj e nje qeveria koalicioni pro-perendimore ne Beograd, kaloi kryesisht pa u vene re permes BE, me gjithe kujtimet e atyre qe ndodhen kur nacionalistet serbe i kthyen krahet BE-se ne vitet 1990 dhe u zhyten ne tmerrin e luftes boshnjake. Ne vazhdim te arrestimit nga autoritetet serbe te te dyshuarit me te njohur dhe me te pakapshem per krime lufte, Radovan Karaxhic, eshte nje bast i sigurt qe Britania dhe partneret e saj do te duhet te luajne me me shume kujdes ndaj Serbise tani e tutje.
Duket sikur ka kaluar nje kohe e gjate, por trazira qe tronditen Ballkanin, ndersa me vone Sllobodan Milloshevici ndiqte vizionin e tij te nje "Serbie me te madhe" shponte tej per tej evropiano-perendimoret. Ata thjesht nuk donin te besonin qe mizorite e tilla si kampet e perqendrimit, perdhunimet masive, spastrimet etnike dhe kasaphanen e pameshirshme te popullsive civile kishin rikthyer edhe njehere akoma ne nje kontinent te vetedijshem, dhe te ndeshkuar rende, per trashegimine e tmerrshme te Luftes se Dyte Boterore.
Keto elemente kane lene plage te thella, si diplomatike ashtu edhe njerezore, qe arrestimi, me ne fund, i udheheqesit serbo-boshnjak mund te jete nje menyre sinjifikative drejt sherimit. Arrestimi ka shume te ngjare te shenoje nje moment vendimtar jo vetem mbi kerkesen per drejtesi per viktimat e luftes, por edhe per te rigjalleruar marredheniet e ngrira prej shume kohesh midis Serbise dhe BE.
I konsideruar si nje shtet i pafuqishem per ngurrimin ose paaftesine e tij per te ndjekur kriminelet me te medhenj te luftes, shume kohe pasi kishin mbaruar luftimet, Beogradi tani ka nje udheheqje - kryesisht Presidenti Tadic dhe Kryeministri Cvetkovic - e cila deshiron te bashkepunojne energjekisht dhe te hedhin me se fundmi pas kraheve te kaluaren.
"Qeveria e re mendohet se do te beje nje perpjekje me te madhe per te kapur keta njerez (Karaxhicin dhe personin tjeter te shumekerkuar, gjeneralin Radko Mlladic). Kjo do te jete nje shtytje e madhe megjithese shume njerez ne Beograd nuk mendojne se Gjykata e Hages (per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi) eshte e paanshme", i deklaroi nje zyrtar serb gazetes GUARDIAN javen e kaluar. Pak vete prisnin qe nje ngjarje e tille do te ndodhte kaq shpejte, me Karaxhicin qe njoftohet se ishte kapur ne nje autobus ne Beograd, te premten e kaluar.
Havier Solana, perfaqesuesi i BE-se per politiken e jashtme, sinjalizoi rendesine e kesaj ngjarjeje per sa u perket aspiratave te Serbise per t'iu bashkuar BE-se. "Ata kane treguar vullnetin e tyre per te bashkepunuar plotesisht me OKB. Une e pershendes shume kete. Kjo eshte nje dite e mire per drejtesine ne Ballkan", tha ai. Takimi i sotem i Ministrave te Jashtem te BE-se tani pritet qe ti jape nje inkurajim te metejshem aplikimit te Beogradit per anetaresim ne vazhdim te Marreveshjes fillestare te asocimit te nenshkruar ne muajin prill.
Solana ishte shume i shpejte per te treguar se mbeten akoma ceshtje te rendesishme te pazgjidhura, duke nenkuptuar kryesisht kapjen e Mlladicit. Duke pasur parasysh qe Karaxhici duket se ka qene nen mbikqyrje prej disa kohesh, ne pritje te nje vendimi politik per ta arrestuar ate, vendndodhja e njeriut qe konsiderohet si pergjegjesi me i madh per masakren e Srebrenices ne korrik te 1995, dhe krimeve te tjera te shumta eshte ne dukje me shume se nje mister. "Askush (ne qeveri) nuk e di ku ndodhet Mlladici - ata me te vertete nuk e dine", thote nje zyrtar serb.
Shume skepticizem rrethon pretendime te tilla. Dhe koincidenca e ndryshimit te pushtetit ne Beograd, e shoqeruar nga nje dobesim i dukshem i ndjenjave te ashpra nacionaliste, dhe arrestimi i papritur i Karaxhicit pas me shume se nje dekade ne gjendje te lire eshte e habitshme. Kjo tregon se figura te errte aktuale, ose ato te meparshme te sherbimeve sekrete dhe ushtarake, te cilet thuhet se strehojne Mlladicin shume shpejt mund te jene larguar".
"Radovan Karaxhici personifikonte pandeshkueshmerine per me shume se nje dekade, por perpjekja e tij per te bere qe te funksionoje ora mbi drejtesine kane deshtuar", thote Richard Dicker i organizates Human Right Watch. "Qe Radko Mlladici vazhdon te jete akoma ne liri eshte nje pengese e madhe. BE-ja duhet te insistoje qe Serbia ta dorezoje ate".
Arrestimi i Karaxhicit ka nje shtrirje me te gjere. Ai shenon nje nxitje te madhe per Gjykaten e Hages, e cila ka qene nen kritika gjithnje ne rritje per veprimtarine e saj te ngadalshme dhe procese te njeanshme. Rusia kohet e fundit i kerkoi Gjykates te mbyllte aktivitetin e saj. Zemerimi i saj ishte nxitur nga shfajesimi ne apel i nje myslimani-boshnjak shume te njohur, Naser Oric, i cili ishte akuzuar per bashkepunim ne vrasjen e serbeve ne vitet 1990, dhe lirimin e ish-komandantit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Ramush Haradinaj.
Duket qartazi se arrestimi i Karaxhicit gjithashtu forcon sistemet e tjera per administrimin kombetar ose nderkombetar te drejtesise, vecanerisht Gjykates Penale Nderkombetare. Paditja javen e kaluar e Omar al-Bashir, Presidentit sudanez, me akuzen per gjenocid ne Afrike ishte shikuar gjeresisht si nje vonese fyese, e cila nuk do te conte tek asgje. Ky konkluzion kete mengjes duket si me pak i sigurt. Nga ana tjeter, fakti qe vete serbet, jo NATO ose ndonje agjenci tjeter nderkombetare, e arrestuan Karaxhicin, c'ka sugjeron se kerkimi per personat ne arrati duhet te filloje brenda shtepise.
Problemet e lidhura me riintegrimin e Serbise ne Evrope mbeten te veshtira. Ndryshimet me te ashpra kane te bejne me te ardhmen e Kosoves, krahines serbe qe deklaroi pavaresine ne fillim te ketij viti me mbeshtetjen e BE-es dhe SHBA-se. Reformatoret ne Beograd insistojne se ata "nuk do ta njohin kurre" Kosoven si nje shtet te pavarur. Diplomatet dhe politikanet evropiane thone se ata do te duhet ta beje kete nese Serbia realisht deshiron te jete nje anetar me te drejta te plota i klubit.
Levizja e ardhshme e Beogradit do te jete te kerkoje nje rezolute te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne shtator, duke i kerkuar Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per te shqyrtuar nese deklarata per shpalljen e pavaresise se Kosoves ishte ilegale. Serbia ka shume mbeshtetje per ceshtjen e saj, pretendojne zyrtaret serbe, duke vene ne dukje se vetem 43 vende nga 192 e kane njohur Kosoven.
Arrestimi i Karaxhicit, dhe atmosfera e rikthimit te respektit qe rrethon Beogradin, mundet vetem te thelloje mbeshtetjen nderkombetare per ceshtjen e Kosoves te ngritur nga ana e Serbise. "Sjelljet me te mira" te Serbise, me premtuesja mbase qe ky vit teper i pazakonte, i parealizueshem dhe ne nje mase te madhe destabilizues me ndarjen e detyruar te territorit sovran te saj do te jete rishikuar.
Kjo llogaritje e kujdesshme mund te ndodhet prapa sensacionit Karaxhic.
Marre nga "The Guardian"