Serbia do nise bisedimet per UNMIK
Arrihet ne konsensus per fillimin e bisedimeve rreth rikonfigurimit te UNMIK-ut. Dje ne Beograd, ne takimin mes shefit te UNMIK-ut, Lamberto Zannieri dhe zyrtareve te Serbise zyrtarisht eshte arritur konsensusi per fillimin e procesit te bisedimeve lidhur me rikonfigurimin e prezences civile nderkombetare ne Kosove, thuhet ne nje kumtese per opinion, te leshuar nga ky takim. Zannieri ua ka percjelle ministrave serb, Jeremic e Bogdanovic, se Misioni i KB ne Kosove do te punoje mbi bazat e neutralitetit te plote statusor dhe ekskluzivisht nen mandatin e Rezolutes 1244 dhe ka nenvizuar se objektivi me i rendesishem i misionit civil ne Kosove eshte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit ne rajon.