Prishtina: Ja premtimet e Bushit
PRISHTINE- Presidenti dhe Kryeministri i Kosoves, kthehen nga vizita zyrtare ne SHBA teper te entuziazmuar nga premtimet qe moren gjate takimit me Xhorxh Bush. Zyrtaret e larte kosovare, dje ne oret e pasdites u kthyen nga vizita disaditore ne Uashington, ku jane pritur ne Shtepine e Bardhe nga Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, si dhe kane zhvilluar takime me sekretaren amerikane te Shtetit, Kondoleza Rajs, me sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Robert Gejts dhe me zyrtare tjere te larte te shtetit amerikan. Nje ceremoni e posacme u organizuar per pritjen e delegacionit shteteror te Kosoves ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines. Ata u priten me nderime shteterore nga Garda Kombetare, si dhe zyrtaret me te larte te Kuvendit e kabinetit qeveritar, te cilet e vleresuan viziten si shume te rendesishme dhe historike. Pas kesaj ceremonie, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaci dhane nje konference te perbashket per shtyp. Para medieve, ata kane sjelle edhe mesazhet e takimit qe paten me Presidentin amerikan. Ndersa jane ndalur ne premtimet qe u beri ai, per njohje te reja pas ketij takimi. Presidenti Sejdiu u shpreh se takimet me Presidentin Bush, Sekretaren Rajs dhe z. Robert Gejts nxoren ne pah perkushtimin e Shteteve te Bashkuara ne mbrojtje te integritetit territorial dhe te zhvillimit te gjithanshem te Kosoves. Edhe Kryeministri Thaci vuri ne dukje mbeshtetjen e fuqishme qe moren nga Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Bush per shtetin e pavarur e demokratik te Kosoves. "Presim shume shpejt njohjen e shtetit te Kosoves nga Maqedonia dhe Mali i Zi", deklaroi Kryeministri kosovar, menjehere pas kthimit ne Prishtine nga vizita zyrtare ne Uashington. "Me autoritetet e Shkupit dhe Malit te Zi kemi ndertuar raporte shume te mira dhe se shpejti presim njohjen e shtetit te Kosoves nga keto dy vende", theksoi Thaci. Ai permendi edhe raportet e mira me Shqiperine dhe shprehi gatishmerine qe ne te ardhmen raporte te mira te ndertohen edhe me shtetin fqinje, Serbine. Delegacioni shteterore i Kosoves, i cili qendroi per vizite zyrtare Shtepine e Bardhe, ne Uashington, pas kthimit ne Prishtine deklaroi se, pritet qe te rritet numri i shteteve, te cilat do ta njohin Republiken e Kosoves pas ketij takimi.
Takimi
Dy dite me pare, Presidentit i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci, u priten ne Shtepine e Bardhe nga Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush. Ky takim u cilesua historik nga zyrtaret kosovare.
Takimi
Dy dite me pare, Presidentit i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci, u priten ne Shtepine e Bardhe nga Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush. Ky takim u cilesua historik nga zyrtaret kosovare.